Aktualitet

“Penguan zgjedhjet”, arrestohet 2 punonjës të bashkisë Mallakastër dhe 1 roje shkolle, në kërkim nënkryetari

29 Qershor 2019, 07:33 Nga DOSJA
“Penguan zgjedhjet”, arrestohet 2 punonjës të

MALLAKASTËR– Dy punonjës të Bashkisë Mallakastër dhe një roje shkolle janë arrestuar sot me akuzën e pengimit të zgjedhjeve. Sipas një njoftmi nga Policia, mësohet se është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij dhe nën kryetari i Bashkisë, shtetasi H.S.

Më tej shtohet se këta persona janë të dyshuar për mbylljen dhe bllokimin e 2 shkollave në qytetin e Ballshit dhe 21 shkollave në fshatrat e Bashkisë, të cilat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë vendosur e miratuar si Qendra Votimi.

NJOFTIMI I PLOTË

Arrestohen në flagrancë 2 punonjës të Bashkisë Mallakastër dhe roja e një shkolle në qytetin e Ballshit, si edhe shpallet në kërkim nënkryetari i Bashkisë Mallakastër për veprën penale “Pengimi i subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese” e kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë 3 shtetas: – D.D, 57 vjeç, banues në Ballsh (shofer i Bashkisë Mallakastër); E.I, 39 vjeç, banues në Ballsh (punonjës i Bashkisë Mallakastër);  N.K, 58 vjeç, banues në Ballsh (roje shkolle); Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit H.S, 38 vjeç, banues në Ballsh, (Nënkryetar i Bashkisë Mallakastër).

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se këta shtetas janë autor të dyshuar të mbylljes dhe bllokimit 2 shkollave në qytetin e Ballshit dhe 21 shkollave në fshatrat e Bashkisë, të cilat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë vendosur e miratuar si Qendra Votimi për zgjedhjet e Pushtetit Vendor të datës 30.06.2019. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme hetimore.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia mallakaster nen kerkim nenkryetari i bashkise mallakaster pengimi i zgjedhjeve zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 bashkia mallakaster nen kerkim nenkryetari i bashkise mallakaster pengimi i zgjedhjeve zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll