Aktualitet

Sulmi ndaj KZAZ-ve në Shkodër, PAMJET EKSLUZIVE, si u ça qepeni, policët duarkryq, autorët militantë të PS-së

28 Qershor 2019, 21:34 Nga DOSJA
Sulmi ndaj KZAZ-ve në Shkodër, PAMJET EKSLUZIVE, si u ça

SHKODËR Tensione, përplasje ka pasur dje në disa qarqe, si Shkodra, Bulqiza dhe Dibra. Simpatizantët e PD-së dhe PS-së kanë sulmuar disa KZAZ. Në Dibër pati përplasje mes mbështetësve të PD-së dhe policëve. Gjithashtu edhe në Bulqizë. Policia iu përgjigj me gaz lotsjellës.

Por çfarë ndodhi në Shkodër?

Militantë të PS-së sulmuan ish-KZAZ nr.2. Dosja.al ka siguruar pamje të tjera nga një kamera sigurie pranë pallatit të sportit,” Qazim Sejdini”. Siç duket edhe nga pamjet, pranë ish-KZAZ janë afruar disa persona të cilët pasi flasin me policinë fillojnë të shqyejnë qepenin. Ajo që vihet re tjetër është se policët rrinë duarkryq dhe nuk marrin asnjë masë ndaj militantëve.

Në lidhje me këtë ngjarje kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi u shpreh se të gjithë ata duhet të dalin para ligjit dhe se ka frikë se më 30 qershor mund të ketë ndonjë përplasje më të madhe.

J.V/K.M/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shkoder sulmi ndja kzaz-ve në bushat voltana ademi zgjedhjet e 30 qershorit shkoder sulmi ndja kzaz-ve në bushat voltana ademi zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll