Aktualitet

Tym dhe gaz lotsjellës/ Përplasje në KZAZ-të e Shkodrës, Dibrës dhe Bulqizës, PD-ja kërkon anulimin e 30-qershorit

28 Qershor 2019, 15:30 Nga DOSJA
Tym dhe gaz lotsjellës/ Përplasje në KZAZ-të e

SHQIPËRI- Dita e sotme është pasuar ng sulmet të tjera në KZAZ-të e ndryshme, ndërkohë që vetëm pas dy ditësh pritet të zhvillohen zgjedhjet e 30 qershorit. Përplasje të dhunshme ka patur në KZAZ-të e Shkodrës, Dibrës dhe Bulqizës.

Në Shkodër është thyer dera hyrëse e pallatit të sportit “Qazim Derivishi”, edhe pse nuk është më një qendër KZAZ-je.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se personat që kanë tentuar të hapin derën e ish-KZAZ-së kanë qënë mbështetës të Partisë Socialiste.

Mësohet se në sallë ka pasur vetëm një kompjuter zyre, i cili ishte lënë kur u vendos fillimisht KZAZ-ja por se nuk kishte asnjë material tjetër zgjedhor. 

Në përpjekje e sipër për të hapur derën e pallatit të sportit, personat ende të paidentifikuar janë përplasur me policinë bashkiake.

Deri më tani, Policia e Shkodrës, ka shoqëruar 5 persona, ndërsa të tjerë janë në kërkim.

Pas publikimit të lajmit një reagim zyrtar ka ardhur edhe nga PS dega Shkodër, e cila distancohet nga dhuna. Më një reagim zyrtar, PS shprehet se incidenti i sotëm është në vazhdën e provokimeve nga Bashkia e Shkodrës me qëllim pengimin e votimeve. 

Ndërsa në lidhje me këtë incident ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili akuzon deputetin e PS-së Luan Harushës me nipin e tij si autorët të sulmit. 

Ndërkohë në Bulqizë, mbështetës të Partisë Demokratike janë përplasur me policinë. ata kërkojnë në futen në KZAZ-në në Dibër për të marrë materiale zgjehdore. Policis u është përgjigjur me tym dhe gaz lotsjellës. 

Ndërsa në Bulqizë ka ndodhur e njëjta gjë. Mbështetës të Partisë Demokratike ka hedhur shashka drejt efektivëve të policisë, pasi këta të fundit nuk i kanë lejuar të futen në KZAZ-në, nr.19. 

Ky incident vjen një ditë pas dhunës e përleshjeve në KZAZ nr.6 në Bushat, të vendosur në shkollën “Ndre Mjeda”. Dje u sulmua me molotov KZAZ-ja duke plagosur edhe 3 policë. Pas ngjarjeve, policia ka arrestuar 15 persona, mes tyre vëllai i kreut të bashkisë së Vaut të Dejës dhe nënkryetari i bashkisë. Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka shkarkuar kreun e Bashkisë Zef Hila.

(k.m/f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ps shkoder sulmohet ish-kzaz tensione ne shkoder ps shkoder sulmohet ish-kzaz tensione ne shkoder

Sondazh

Poll