Aktualitet

“Janë plagosur policë”, spitali i Peshkopisë përgënjeshtron Policinë: Janë shtruar vetëm prej gazit lotësjellës (V

28 Qershor 2019, 22:00 Nga DOSJA
“Janë plagosur policë”, spitali i Peshkopisë

DIBËR– Spitali i Peshkopisë ka përgënjeshtruar deklaratën e policisë se ka policë të plagosur nga sulmi i KZAZ në Dibër. Sipas mjekes roje, në spital janë shtruar 7 efektivë policë, 1 kamerman dhe 1 protestues, por të gjithë me të njëjtën simptomë: intoksikacion nga gazi lotësjellës. Ajo shton se asnjë nga ata që kanë ardhur në urgjencë nuk kanë qenë të plagosur. 

Sa raste janë paraqitur në spitalin e Peshkopisë?

Në spitalin e Peshkpisë janë paraqitur 9 raste, nga këto 7 janë policë, një është kameraman dhe një tjetër është protesutes. Të gjitha këto raste kanë qenë intoksikacione nga gazi lotsjellës, kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë jashtë rrezikur për jetën.

Ka pasur një deklaratë të policisë që flitet për të plagosur?

Në fakt nga këto që kanë ardhur në urgjencë asnjë nuk ka qenë i plagosur, kanë pasur intoksikacioni nga gazi lotsjellës.

Mbrëmjen e djeshme mbështetës të Partisë Demokratike tentuan të futeshin në KZAZ-në e Dibrës që ndodhet në shkollën “Nazmi Rushiti”. Mbështetësit e PD-së u përballën me forcat policore të cilat hodhën edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Ata kishin si qëllim marrjen e materialeve zgjedhore dhe eleminimin e tyre. Tensione, përplasje pati dje në disa qytete, si Shkodra, Bulqiza.  Simpatizantët e PD-së dhe PS-së kanë sulmuar disa KZAZ.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokimi i kzaz-ve kzaz-ja ne diber spitali i peshkopise spitali pergenjeshtron policine tensione ne diber bllokimi i kzaz-ve kzaz-ja ne diber spitali i peshkopise spitali pergenjeshtron policine tensione ne diber

Sondazh

Poll