Sport

VD/ Edhe Spanja: “Djokovic duhet të vaksinohet, duhet të jesh i mirë edhe në jetë”

19 Janar 2022, 06:15 Nga DOSJA
VD/ Edhe Spanja: “Djokovic duhet të vaksinohet, duhet të jesh i

SPANJE – Pas Francës, edhe Spanja. Për shkak të qëndrimit të tij anti-vax, me gjasa hyrja e tenistit Noval Djokovic edhe në Spanjë do të jetë e vështirë. Këtë të martë, zëdhënësja e qeverisë spanjolle tha se lojtari serb duhet të vaksinohet për të qenë në gjendje të garojë në Spanjë.

“Ajo që Djokovic duhet të bëjë është të vaksinohet, kjo do të ishte gjëja më e arsyeshme për të bërë,”- tha Isabel Rodriguez në një konferencë shtypi, kur u pyet nëse numri 1 i botës do të lejohej të garonte në Spanjë, pasi u dëbua nga Australia për shkak se nuk do të vaksinohet.

“Nuk mjafton të jesh i mirë në fushë, por duhet të jesh i mire edhe në jetë. Kur je një sportist elitar, ka shumë që të shikojnë dhe të jesh shembull është e rëndësishme.”

Këtë të hënë, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka folur për “çështjen” Djokoviç duke deklaruar: “Çdo sportist që dëshiron të garojë në vendin tone, duhet të respektojë rregullat shëndetësore të Spanjës. Aktualisht në Spanjë, rregullat shëndetësore kërkojnë që njerëzit të kenë një certifikatë vaksine, një test negativ PCR, ose një certifikatë shërimi nga koronavirusi”.

Djokoviç udhëton rregullisht në tokën spanjolle, ku zotëron një shtëpi në resortin jugor të Marbella. Ai kaloi disa ditë atje në fund të dhjetorit dhe në fillim të janarit.

? Isabel Rodríguez, portavoz del Gobierno de España, sobre que Djokovic juegue en Madrid: “Lo que tiene que hacer es ser ejemplo y vacunarse”.

?️ @isabelrguez: “No basta solo con ser grande en la pista, hay que serlo también en la vida. La ejemplaridad es importante”. pic.twitter.com/gBWPxkLKFc

— EFE Deportes (@EFEdeportes) January 18, 2022

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport australia i heq vizen djokovic djokovic duhet të bëjë është të vaksinohet hyrja e tenistit noval djokovic edhe në spanjë kur je një sportist elitar nuk mjafton të jesh i mirë në fushë për të marrë përjashtimin mjekësor dhe novak djokovic australia i heq vizen djokovic djokovic duhet të bëjë është të vaksinohet hyrja e tenistit noval djokovic edhe në spanjë kur je një sportist elitar nuk mjafton të jesh i mirë në fushë për të marrë përjashtimin mjekësor dhe novak djokovic

Sondazh

Poll