Sport

Turqia do të ndihmojë me forca speciale Katarin, për sigurinë gjatë Kupës së Botës

19 Janar 2022, 06:07 Nga DOSJA
Turqia do të ndihmojë me forca speciale Katarin, për

KATAR – Mikpritësit e Kupës së Botës 2022, event që do të zhvillohet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor, do të kenë ndihmë të përforcuar edhe nga autoritetet turke.

Një masë e konfirmuar kjo nga Süleyman Soylu, ministri i brendshëm turk: ​​“Një total prej 3.250 punonjësish tanë të sigurisë, do të punojnë përkohësisht në Katar nga nëntori deri në dhjetor 2022 për 45 ditët e zhvillimit të ndeshjeve të Kupën e Botës. Gjatë këtij eventi, të cilit i priten më shumë se një milion fansa nga e gjithë bota, siguria do të ofrohet edhe nga stafi ynë.”

Ministri turk shtoi, se Turqia ka trajnuar gjithashtu 677 personel sigurie të Katarit në 38 fusha të ndryshme. Do të dislokohen 3.000 policë të trazirave, 100 anëtarë të njësisë së forcave speciale, 50 qen zbulues të bombave dhe operatorët e tyre, si dhe 50 ekspertë të bombave.

Turqia ende nuk është kualifikuar në këtë Botëror. Në “play-off” do të përballet me Portugalinë e Cristiano Ronaldos, e më pas, nëse ka sukses, do të garojë për biletën kundër fituesit e çiftit Itali-Maqedonia e Veriut.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 100 anëtarë të njësisë së forcave speciale 50 qen zbulues të bombave dhe operatorët e tyre do të dislokohen 3.000 policë të trazirave do të punojnë përkohësisht në katar eliminatoret e botërorit “katar 2022” mikpritësit e kupës së botës 2022 ndeshje kualifikuese për botërorin “katar 2022” një total prej 3.250 punonjësish tanë të sigurisë si dhe 50 ekspertë të bombave turqia ka trajnuar gjithashtu 677 personel sigurie të katarit 100 anëtarë të njësisë së forcave speciale 50 qen zbulues të bombave dhe operatorët e tyre do të dislokohen 3.000 policë të trazirave do të punojnë përkohësisht në katar eliminatoret e botërorit “katar 2022” mikpritësit e kupës së botës 2022 ndeshje kualifikuese për botërorin “katar 2022” një total prej 3.250 punonjësish tanë të sigurisë si dhe 50 ekspertë të bombave turqia ka trajnuar gjithashtu 677 personel sigurie të katarit

Sondazh

Poll