Sport

CR7 “tradhëtohet” nga trajneri i Portugalisë: Santos nuk e votoi për “FIFA The Best”

18 Janar 2022, 15:33 Nga DOSJA

PORTUGALI – Dje u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve të “FIFA The Best”, ku u ndanë trofetë për lojtarët më të mirë të vitit 2021. Sulmuesi Robert Lewandowski fitoi çmimin e lojtarit më të mirë për vitin 2021, pas mashtrimit për “Topin e Artë”.

Në këtë anketë më të specializuar, votojnë vetëm trajnerët dhe kapitenët e ekipeve kombëtare të Europës. Por ajo që po përflitet në përfundim të saj është pozicioni i Cristiano Ronaldos, i vetëm i shtatë në këtë renditje dhe i “tradhëtuar” edhe nga trajneri i tij Fernando Santos.

Në të vërtetë, siç shpjegohet nga “A Bola”, pasi votat u bënë të ditura, u zbulua se trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, nuk zgjodhi CR7 në podiumin e tij të më të mirëve. Trajneri portugez preferoi, sipas radhës, N’Golo Kanté, Jorginho dhe Lewandowski.

Interesant është fakti, se edhe vetë Cristiano Ronaldo, si kapiten i Portugalisë, përzgjodhi po të njejtën lojtarë si Fernando Santos, por me një rend tjetër: Lewandowski, Kante dhe Jorginho.

Kujtojmë se Lewandowski fitoi anketën e “FIFA The Best” përpara Mohamed Salah të Liverpool dhe Lionel Messi të PSG. Gjithsesi, Cristiano Ronaldo ishte në gjendje të ngushëllonte veten me çmimin special të FIFA-s.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport çështjes së cristiano ronaldos cristiano ronaldo i portugalisë robert lewandowski robert lewandowski ishte i pafat robert lewandowski të fitojë çështjes së cristiano ronaldos cristiano ronaldo i portugalisë robert lewandowski robert lewandowski ishte i pafat robert lewandowski të fitojë

Sondazh

Poll