Aktualitet

Sulmi në KZAZ, reagon PS në Shkodër: Dënojmë aktin, autoritetet të hetojnë

28 Qershor 2019, 17:45 Nga DOSJA
Sulmi në KZAZ, reagon PS në Shkodër: Dënojmë aktin,

SHKODËR- Partia Socialiste dega Shkodër ka reaguar pas sulmit të ish-KZAZ-së nr. 2 pasditen e sotme.

Në reagimin zyrtar PS ka dënuar me forcë aktin e dhunimit të ambienteve duke i bërë thirrje autoriteteve që të nxjerrin para drejtësisë personat përgjegjës.

Reagimi i plotë:

Partia Socialiste dënon me forcë aktin e dhunimit të përsëritur të ambjenteve të KZAZ nr. 2 dhe materialeve zgjedhore për zgjedhjet e 30 qeshorit 2019.
Incidenti i sotëm është në vazhdën e një sërë incidentesh të provokuara nga Bashkia Shkodër kundër procesit zgjedhor me synim pengimin e qytetarëve për të ushtruar të drejtën kushtetuese të votimit.
Përveçse anëtarët e KZAZ nr.2 u dhunuan dhe penguan në ushtrimin e detyrës tyre, Bashkia Shkodër kundërshtoi veten me dy urdhra, ku ëe të parin urdhëroi tërheqjen e materialeve zgjedhore dhe me të dytin pengoi anëtarët e KZAZ-së në tërheqjen e materialeve.
Partia Socialiste distancohet, dënon aktet e dhunës si dhe i bën thirrje autoriteteve përkatëse të hetojnë deri në fund ngjarjen dhe të vejnë para drejtesisë personat përgjegjës.

Thyhet porta hyrëse e pallatit të sportit “Qazim Derivishi”, ish-KZAZ. Brenda nuk kishte asnjë material zgjedhor. Policia shoqëron 5 persona. PS Shkodër distancohet nga akti i dhunës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet partia socialiste shkoder tensione ne shkoder partia socialiste shkoder tensione ne shkoder

Sondazh

Poll