Aktualitet

Romë/ Policia godet dy grupe kriminale italo-shqiptare, arrestohen 27 persona

18 Janar 2022, 11:56 Nga DOSJA
Romë/ Policia godet dy grupe kriminale italo-shqiptare, arrestohen 27

ITALI- Karabinierët e komandës provinciale në Romë kanë arritur të shpërbëjnë dy grupe kriminale ku pjesë e tyre mësohet të kenë qenë dhe shqiptarë. Mediat e huaja raportojnë se u arrestuan 27 persona për trafik droge, zhvatje dhe armëmbajtje pa leje.

Dy grupet kriminale dyshohet se ishin në luftë me njëri-tjetrin për të kapur tregun e drogës. Sipas hetimeve të kryera karabinierët e Romës dhe Frascati kanë rindërtuar ngjarjet kriminale të dy grupeve italo-shqiptare, ku mësohet se lideri i njërit prej grupeve është i afërmi i Fabrizio Piscitelli, i njohur si Diabolik, i vrarë më 7 gusht 2019 në Romë në konflikt mes dy bandave.

Të dy grupet kriminale i janë përkushtuar gjithmonë biznesit të shitjes së sasive të mëdha të kokainës dhe substancave të llojit hashash.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 27 persona arrestohen shqiptare ne itali itali arrestohen 27 persona arrestohen shqiptare ne itali itali

Sondazh

Poll