Aktualitet

Zhdukja e 16-vjeçares, nëna: Një grua e ka parë në rrugë, kanë frikë të tregojnë

18 Janar 2022, 11:31 Nga DOSJA
Zhdukja e 16-vjeçares, nëna: Një grua e ka parë në

TIRANË– Nëna e Eliza Tozajt ka dëshmuar në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ se kishte gjetur në telefonin e vajzës së saj mesazhe me një djalë. Ajo është shprehur se vajza e saj nuk i tregonte gjërat që po bënte e se mesazhet që shkëmbente me të riun i dukeshin shumë të dyshimta. Më tej, ajo tregoi se njerëz të ndryshëm i kanë bërë të ditur vendndodhjen e vajzës së saj. Disa i tregojnë se ku ndodhet mirëpo nëna e Elizës thotë se ka të tjerë që nuk japin informacion pasi kanë frikë.

DËSHMIA E NËNËS:

Eliza ka qenë e qetë, ajo ditën e mërkurë ne në telefonin e saj i gjetëm disa mesazhe, të cilat i kapa unë, ajo aty diskutonte me atë djal dhe nuk kishte shumë të dhëna pasi ajo i fshinte mesazhet. Ajo atë ditë ajo kishte marr një telefon të vjetër me vete dhe të riun e kishte lënë në shtëpi, por ai telefon i vjetër ka vetëm rrjete sociale dhe biseda e fundit ka qenë me këtë djal i cili është rreth 23 vjeç dhe ka qenë është ish nxënës i kësaj shkolle. Atë ditë Eliza nuk më dha detaje dhe unë i kërkova që të mendohej dhe të më rrëfente çpo ndodhte. Ajo nuk më dha kurrë detaje, madje bashkëshorti nuk u përfshi e mori vesh më pas dhe i foli shumë qetē pa u shprehur i ashpër. Edhe unë e bisedova me Elizën dhe ajo të nesërmen nuk shkoi në shkollë madje qëndroi edhe vajza tjetër. Kemi dalë me foto të vajzës në cdo rrugë. Një grua me tha se e kishte pare vajzën, ishte e trembur. e njoha, i thash eja këtu të keqen nëna, po ajo nxitoi dhe iku. Dje në Vlorë, na kanë dhënë tre persona të ndryshëm, vendndodhje të ndryshme. Ka njerëz që kanë frikë të japin informacion. E shohin foton me vëmendje, e nuk japin përgjigje. Ditën e fundit në shkollë, të premten, bënë me orë të shkurtuara se mësuesit ishin me covid. U shqetësova, pasi kishte kaloi orari, në shkollë më thanë se kishin ikur në 12 pa cerek.” u shpreh nëna e 16-vjecares, ndërsa theksoi se nga një komunikim me mësuesen e të bijës, i është thënë se vajza nuk ka shfaqur sjellje të dyshimta gjatë orarit mësimor.

Eliza Tozaj është zhdukur më 15 Janar të 2022. Ka qënë nëna e saj e cila bëri denoncimin në polici për zhdukjen e vajzës së saj duke kërkuar ndihmë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet eliza tozaj zhduket 16-vjecarja ne vlore eliza tozaj zhduket 16-vjecarja ne vlore

Sondazh

Poll