Aktualitet

Arbër Çekaj paraqet rrezikshmëri, GJKKO e kyç për një vit në 41 bis

18 Janar 2022, 10:25 Nga DOSJA
Arbër Çekaj paraqet rrezikshmëri, GJKKO e kyç për

TIRANË– Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e Arbër Çekajt që të lirohet nga regjimi i posaçëm 41 blis. Më argumentin se Çekaj paraqet rrezikshmëri, SPAK argumenton se ai duhet të vijojë të qëndrojë në atë regjim për edhe 1 vit.

Çekaj u vendos në 41 blis për shkak të tentativës së arratisjes që bëri më 8 gusht, së bashku me Fatmir Pjetrin. Çekaj dhe Pjetri, të cilët kanë qenë në ambientet e ajrosjes kanë tentuar që të arratisen duke përdorur çarçafët. Gjatë tentativës për të dalë kanë goditur dhe një prej policëve të burgut, i cili është dërguar për marrjen e ndihmës shëndetësore. Megjithatë aventura e tyre ka marrë fund shpejt, pasi të dy kanë përfunduar sërish pas hekurave të qelisë.

Përse ndodhet në burg Çekaj?

Pronari i kontejnerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit është dënuar nga Apeli i GJKKO-së me me 14 vite burg. Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar, ndaj dhe pas hekurave do të qëndrojë 14 vite. Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë në vitin 2018, pasi iu kap droga në dyshemenë e konteinerit me banane. Deri më tani ai i ka mohuar akuzat, duke pretenduar se pas tij fshihen emra të tjerë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arber cekaj arber cekaj

Sondazh

Poll