Aktualitet

Deklarata me ministren Luhrman/Integrimi, Ahmetaj: Ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë

18 Janar 2022, 09:42 Nga DOSJA
Deklarata me ministren Luhrman/Integrimi, Ahmetaj: Ne i kemi bërë

TIRANË – Zv.Kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj në një konferencë të përbashkët për mediat me ministren gjermane për Evropën, Ana Luhrman deklaroi se shpreson që në 6 muajit e ardhshëm të hapen formalisht negociatat për Shqipërinë. Ai shtoi se Shqipëria i ka bërë tashmë detyrat e saj të shtëpisë përsa i përket integrimit, ndërsa i ka shprehur ministres gjermane shqetësimin e kryeministrit për vonesën në proces.

Zv.Kryeministri Arben Ahmetaj, citoi Këshillin e Evropës, i cili e ka theksuar se hapja e negociatave bazohet mbi meritat. Në lidhje me këtë çështje, Ahmetaj ka shprehur gatishmërinë e qeverisë shqiptarë që të kapë kohën e humbur, ndërsa shtoi se, grupi negociator punon përditë, kryeministri dhe qeveria e monitron punën e grupit negociator përditë.


Zv.Kryeministri Arben Ahmetaj:

“Vizita e ministres në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, është vizita e tretë në Shkup dhe Tiranë janë një sinjal tejet domethënës, i fortë. Ndava me ministren të gjithë atë ndjesi dhe shqetësim që kryeministri Rama dhe qeveria shqiptare ka për vonesën e hapjes formale të negociatave me BE-në, duke theksuar se qytetarët shqiptarë, Shqipëria vazhdon të referojë një mbështetje rreth 90 për qind në të gjitha sondazhet për procesin e integrimit evropian. I shpreha keqardhjen ministres se tashmë ne i kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë. Sot që flasim nuk ka asnjë vend anëtar të BE-së që të ngrejë një problematikë që ta pengojë hapjen formale të negociatave. Megjithëse Komisioni ka tre vite rresht që konfirmon se Shqipëria ka bërë detyerat e shtëpisë. Megjithëse edhe në KiE është pohuar e njëjta gjë. Në gjashtë muajit e ardhshëm shpresojmë që të kemi hapjen formale të negociatave. Ashtu sic KiE e ka theksuar hapja e negociatave bazohet mbi meritat. Jemi gati që të kapim kohën e humbur. Grupi negociator punon përditë, kryeministri dhe qeveria e monitron punën e grupit negociator përditë”, tha Zv.Kryeministri Arben Ahmetaj.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike anna luhrmann ne tirane arben ahmetaj anna luhrmann ne tirane arben ahmetaj

Sondazh

Poll