Aktualitet

VIDEO- Hoxha: Erdoganit ia kontrolluan edhe ushqimin para se ta hante

18 Janar 2022, 09:10 Nga DOSJA
VIDEO- Hoxha: Erdoganit ia kontrolluan edhe ushqimin para se ta hante

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha zbuloi detaje për protokollin e sigurisë që Presidenti turk Recep Tayip Erdogan kishte gjatë vizitës së tij në vendin tonë. Me anë të një mesazhi të nisur Blendi Fevziut teksa transmetohej emisioni “Opinion”, Hoxha tha se mbrojtja personale e Erdoganit u bë nga trupat turke, garda e se policia jonë kanë mbrojtur vetëm në distancë aktivitetet që janë zhvilluar dhe lëvizjet gjatë qarkullimit të eskortës.

Gazetari shtoi se dhe ushqimi që konsumoi Erdogani në katin e parë në kryeministri, diku rreth orës 15:40, u kontrollua dhe u miratua nga truprojat turke përpara se të servirej.

“Mbrojtja e afërt e Erdoganit u bë nga garda presidenciale turke dhe nga rojet e tij, është protokoll kudo që ai lëviz. Madje dhe makina që ai lëvizte Erdogani ishte sjell nga Turqia, nuk ishte makinë e jona e blinduar që përdor shteti shqiptar, pra mbrojtja personale e Erdoganit u bë nga trupat turke, garda dhe policia jonë kanë mbrojtur vetëm në distancë aktivitetet që janë zhvilluar dhe lëvizjet gjatë qarkullimit të eskortës. Madje dhe ushqimi që konsumoi Erdogani në katin e parë në kryeministri, diku rreth orës 15:40, u kontrollua dhe u miratua nga truprojat turke përpara se të servirej. Nga Turqia kishte ardhur garda presidenciale, njësia speciale që ruan Erdoganin dhe personeli i shërbimeve sekrete turke. Pra siguria e Erdoganit është mbuluar 100% nga trupat turke gjatë vizitës në Tiranë,”- thoshte Hoxha në mesazhin e tij.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha blendi fevziu recep tayip erdogan artan hoxha blendi fevziu recep tayip erdogan

Sondazh

Poll