Politike

Bylykbashi: Mos shkelni Kushtetutën, Nikolla: S’ka anësi

17 Janar 2022, 15:35 Nga DOSJA
Bylykbashi: Mos shkelni Kushtetutën, Nikolla: S’ka anësi

TIRANë – Deputeti Oerd Bylykbashi i kërkoi kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla që të mos marrë në konsideratë propozimet e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për ndryshimet në grupin e saj pas përjashtimeve dhe pezullimeve të disa deputëtëve dhe anëtarëve demokratë. Në seancën e parë plenare të Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2022, Bylykbashi kërkoi nga Nikolla që të respektohet neni 15 i Rregullores së Parlamentit.

Nikolla iu përgjigj se ajo nuk po bën anësi në këtë çështje.

BYLYKBASHI-NIKOLLA
Bylykbashi: Rikthehem tek rregullorja. Në tekst nuk ka asnjë term që flet për përjashtimin. Neni 16 flet për ndryshime sepse neni 15 jep të drejtën e deputetëve që të bëjnë ndryshime. Deputetët formojnë grup parlamentar, jo partitë politike. Ne këtu përfaqësojmë PD. Kemi pranuar ne kandidimin për PD, jemi deklaruar deputetë të saj. Tani ju bëtë njoftimin dhe mbetet kaq, por nëse shkoni më tej, këtu fusni në shkelje të rregullores parlamentin. Ndaj lijeni tek njoftimin. Nuk keni detyrimin që të pranoni shkeljen e Kushtetutës.

Nikolla: Ju siguroj që nuk ka asnjë anësi këtu.

LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/Kuvendi me debate, deputetët e përjashtuar nga PD kundër Ballës e Nikollës

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lindita nikolla oerd bylykbashi seance plenare 17 janar 2022 lindita nikolla oerd bylykbashi seance plenare 17 janar 2022

Sondazh

Poll