Politike

Berisha: Largimi i Rushajt akt serioziteti, Alizotin e kam takuar

17 Janar 2022, 22:03 Nga DOSJA
Berisha: Largimi i Rushajt akt serioziteti, Alizotin e kam takuar

TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi akt dinjitoz dhe serioz largimin e Alfred Rushajt nga funksionet e n/kryetarit të Partisë Demokratike dhe kryetarit të grupit parlamentar demokrat. Në emisionin “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, Berisha tha se dhe n/kryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku apo dhe deputetë të tjerë të PD nuk mund të pranojnë se që në Kuvendin e 18 dhjetorit në Pallatin e Kongreseve kishte 5004 delegatë kur në fakt ishin 1958.

Ish-kryetari i PD tha se ka takuar një muaj më parë dhe deputetin demokrat Tomor Alizoti, i cili mban qëndrim kritik për krizën brenda partisë më të madhe opozitare.

PJESë NGA EMISIONI “QUO VADIS”:
Pyetje: E keni takuar Tomorr Alizotin?

Berisha: E kam takuar para një muaji dhe ai ka qëndrimet e tij. Këtu nuk është problemi të zgjedhë mes meje dhe Lulzim Bravës, por për PD-në. Nuk kanë nevojë të quhen deputetë të Berishës, por të PD-së.

Pyetje: Largimi i Rushajt?

Berisha: E vlerësoj si akt serioziteti dhe integriteti. A mundet Alfred Rushaj, Jorida Tabaku, këta deputetë të pranojnë 1900 për 5400? A ka turp më të madh se ky? Ky është krim, falsifikim publik. Krim i dënueshëm. Si mund të pranojnë ata. Lulzim Basha i thotë shqiptarëve nuk jam shkakruar unë nga nga 4400 delegatë apo 44 mijë anëtarë, por ja ku kam 5000 delegatë, por ajo sallë ka 1900 karrige. I pyes këta deputetë dhe jam i bindur që do të realizojnë këtë gjë. E kuptojnë ata se ky është rekord i zi që do mbahet mend në histori. Një njeri peng mashtron dhe shpall 1900 për 5400. A munden që këto zonja dhe zotërinj të nderuar të qëndrojnë në këtë bazë? Interesi absolut i tyre eshtë të kthehen në PD. Përndryshe nëse mbajnë qëndrim të tillë, bëjnë “vetëvrasje politike”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike alfred rushaj jorida tabaku perplasje ne partine demokratike sali berisha tomor alizoti alfred rushaj jorida tabaku perplasje ne partine demokratike sali berisha tomor alizoti

Sondazh

Poll