Politike

Berisha: Erdogan më kërkoi në mënyrë jodiplomatike të ndryshoja votën për Palestinën

17 Janar 2022, 20:17 Nga DOSJA
Berisha: Erdogan më kërkoi në mënyrë jodiplomatike

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar sot se përse janë krisur marrëdhëniet mes tij dhe presidentit turk, Recep Tajip Erdogan. Në fjalën e tij në emisionin “Que Vadis”, Berisha tha se sot kishte zgjedhur që të mungonte në Kuvend, pasi me Erdogan ishte përplasur për çështjen e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës në vitin 2012, kur përplasja trajtohej në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. 

Berisha shtoi se kreu i shtetit turk kishte kërkuar nga qeveria shqiptare që të dilte kundër rezolutës, por kjo masë nuk u pranua, duke gjetur konsensus me një abstenim. 

“Mungova sot sepse gjykova që nuk duhet të isha i pranishëm në fjalën në parlament të presidentit Erdogan. Jam njeri që respektoj shumë Turqinë dhe kombin turk gjatë periudhës në pushtet dhe opozitë. Kam patur kontradikta të hapura me presidentin Erdogan në vitet e fundit të qeverisjes nga unë, ku nuk kam pranuar të ndjek apo të votoj në OKB rezoluta që binin në kundërshtim në vlerësimin tim me qëndrimet që mbanin SHBA dhe vendet e mëdha për çështjen e Palestinës. Shqipëria është nga të paktat vende që ka ambasadë të Palestinës prej vitesh, por asnjëherë nuk u vu në diskutim prania e saj në Tiranë. Kam pritur Arafatin në Tiranë, por rezoluta që u ndava me Erdogan ishte një përpjekje për të përjashtuar në njëfarë mënyrë rolin e SHBA në zgjidhjen e krizës së Lindjes së Mesme. Kriza më e thellë e kohërave nuk mund të zgjidhet. Dy vite pasi u prononcova, m’u kërkua në mënyrë jo diplomatike të ndryshoja votën, Rama e ndryshoi qëndrimin e Shqipërisë ndaj Palestinës kur u bë kryeministër. Jodiplomatike sepse Erdogan më mori në telefon në moment feste, kur në 2 vite diplomacia turke nuk tha asnjë fjalë. Ambasadori palestinez më tha se Erdogan është shumë i zemëruar. Ai insistoi që unë të ndryshoja qëndrim. I thashë se mund të abstenoj. Unë e bëra të qartë se Shqipëria s’mund të jetë në sferën e influencës së Turqisë,”-tha Berisha në fjalën e tij.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erdog sali berisha erdog sali berisha

Sondazh

Poll