Politike

Denoncon Berisha: Basha u mbrojt në Fier me snajpera, Lleshaj trutharë

17 Janar 2022, 21:08 Nga DOSJA
Denoncon Berisha: Basha u mbrojt në Fier me snajpera, Lleshaj trutharë

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj lidhur me 8 janarin, ditë që shënoi përplasjen në selinë e PD mes demokratëve.

Komentit se “Berisha duhet ti jetë mirënjohës Bashës që s’vuri snajperë në PD, siç e mësoi vetë në 21 janar”, ish-kryeministri iu përgjigj se nuk dëshironte që ta komentonte gjatë. Ndërsa shtoi se kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha gjatë takimit të tij me demokratët e Fierit, ishte mbrojtur nga snajpera. 

“S’dua ta ofendoj gjeneral Kanabisin. Të krahasosh institucionin kushtetues të Kryeministrisë që sulmohet nga ata kundërshtarë për t’u pushtuar me axhendë të pushtetit sipas raportit të OSBE me protestën paqësore të demokratëve duhet të jesh ose fanatik i verbër, ose trutharë. Meqë e paska merak për snajper, merr fotot e snajperëve në Fier se Lulzim Brava po shkonte në takim me punëtorë të një tendermeni. Janë të pakrahasueshme,”-shtoi Berisha gjatë prononcimit të tij në emisionin “Quo Vadis”.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike fier lulzim basha lulzim basha ne fier sali berisha fier lulzim basha lulzim basha ne fier sali berisha

Sondazh

Poll