Politike

Premtimi i Ramës: Do restaurojmë dhe Xhaminë e Plumbit në Shkodër

17 Janar 2022, 17:42 Nga DOSJA
Premtimi i Ramës: Do restaurojmë dhe Xhaminë e Plumbit në

TIRANË – Kryeministri Edi Rama premtoi se do të kryhet restaurimi i Xhamisë së Plumbit në Shkodër. Në ceremoninë e përurimit të rinovimit të Xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, ku i pranishëm ishte dhe presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, Rama tha se xhamitë dhe objektet e tjera me rëndësi kulturore duhet të rilindin dhe t’i vihen në dispozicion brezave të ardhshëm. Ai premtoi se do të vijojë bashkëpunimi me Agjencinë e Koordinimit dhe Bashkëpunimit të Turqisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit në Shqipëri për realizimin e rijetëzimit të qyteteve të Gjirokastrës, Shkodrës dhe Beratit.

“I përkasin thesarit të kulturës sonë dhe si të tilla ato duhen me patjetër patur kujdes, duhen rilindur, t’iu vihen në dispozicion brezave që vijnë. Për shqip ato janë po ashtu dëshmia  e jashtëzakonshme e një bashkëjetese fetare që na ka karakterizuar si një shembull i mrekullueshëm që na është trashëguar nga të parët tanë dhe ia kemi për detyrë t’ia trashëgojmë pasardhësve tanë. në për tonë për ta rilindur këtë aspekt të trashëgimisë kulturore ne e kemi gjetur te Erdogan një partner të pazëvendësueshëm. Falë kujdesit të tij të drejtpërdrejtë falë angazhimit të agjencisë turke Tika, falë bashkëpunimit me historianët, inxhinierët turq dhe aty shqiptar ne sot kemi disa nga xhevahiret më të çmuara të trashëgimisë tonë kulturore që i përkasin fesë. Xhamisë në Berat të cilat po ashtu janë restauruar dhe kanë rilindur falë kësaj përkujdesje nuk janë vetëm objektet kulti që i shërbejnë besimtarëve mysliman, por janë edhe pikë referimi për të gjithë ata që e vizitojnë Shqipërinë. Së shpejti falë marrëveshjes të nënshkruar dhe punës që po bëhet, do të fillojë edhe puna për rilindjen e xhamisë së Plumbit në Shkodër, një nga perlat e trashëgimisë kulturore, ndërkohë me mbështetjen e Ergodan dhe agjencisë TIKA do të vijimë punën edhe me ndihmën e vyer të ministrit të turizmit dhe kulturës për të vazhduar përpjekjen për rilindjen e bukur të Gjirokastrës, Beratit dhe të Shkodrës. Unë po hap krahun dhe paçi shëndet, mirësi dhe mbarësi dhe Zoti qoftë!”, deklaroi Rama.

LAJMI KRYESOR: Erdogan në Shqipëri! Inaguron Laçin në 554-vjetorin e Skënderbeut, fjala në Kuvend

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama erdogan ne shqiperi xhamia e et'hem beut edi rama erdogan ne shqiperi xhamia e et'hem beut

Sondazh

Poll