Politike

Berisha sulmon Erdoganin: I foli parlamentit sikur ta kishte vilajetin e vet

17 Janar 2022, 20:24 Nga DOSJA
Berisha sulmon Erdoganin: I foli parlamentit sikur ta kishte vilajetin e vet

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar fjalimin e presidentit turk, Recep Tajip Erdogan në Kuvendin e Shqipërisë. Në fjalën e tij, gjatë intervistës në emisionin “Quo Vadis”, Berisha u shpreh se gjuha e përdorur nga presidenti turk, ishte e ashpër, sikur Shqipëria të ishte vilajet i Turqisë.

“Gjuha që përdori në parlament ishte e papranueshme ndaj qytetarëve shqiptarë që vite më parë kanë bashkëpunuar me gylenistët që atë kohë ishin aleatët kryesorë të Erdoganit. Janë kryer akte të rënda. Janë grabitur njerëz në Tiranë dhe Prishtinë për fajin e disa palo qeveritarë. Jemi trajtuar si koloni. Kam mbështetur përpjekjen kundër atyre në grushtin e shtetit, por me dosje korrekte, por jo rrëmbim të qytetarëve në mes të TIranës dhe Prishtinës. Gjuha e sotme dhunoi sovranitetin e vendin. T’i kërkosh parlamentit sikur e ke vilajetin e vet që të bëjë prokurorin dhe gjykatën është e papranueshme. Erdogan e ktheu vizitën e tij si vizitë sulltani. U binda nga fjala që tha në parlament se nuk duhej të isha sot aty. Në atë sallë nuk e prisja sot. Kishte një motiv tjetër mungesa ime,”-tha Berisha në fjalën e tij.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erdogan ne shqiperi sali berisha erdogan ne shqiperi sali berisha

Sondazh

Poll