Politike

VD-Përplasja Basha-Berisha, Alibeaj e pranon: Kemi ca probleme me njëri-tjetrin

17 Janar 2022, 15:56 Nga DOSJA
VD-Përplasja Basha-Berisha, Alibeaj e pranon: Kemi ca probleme me

TIRANË– Kreu i ri i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka pranuar edhe në sallën e Kuvendit përplasjen dhe konfliktet mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Në fjalën e tij të parë në Kuvend, Alibeaj tha se kurrë nuk do të kërkonte ndihmë për konfliktet mes demokratëve nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, duke komentuar debatin lidhur me përjashtimin dhe pezullimin e mbështetësve të Berishës. 


“I shpreh falenderimet Rushajt për detyrën e tij. Nuk ka ndryshuar asgjë nga ky parlament që nga zgjedhjet e prillit. Beteja e të gjithë shqiptarëve, jo vetëm e demokratëve, është për betejë me kreun e regjimit Edi Rama. Kurrë nuk do të mendoja që do të kërkonim ndihmë nga zonja Nikolla. Kurrë s’keni për të qenë ndërmjetëse për hallet tona. Po i kemi ca probleme. I kemi thënë në sy të publikut. Kemi maturinë që t’i zgjidhim në familjen tonë. Njerëzit që kanë aftësinë politike për të hequr nga qafa e tyre për të qenë empatik, këtu në parlamentin që kjo maxhorancë e vodhi më 25 prill. Kjo foltore duhet të përdoret për të folur për shqiptarët. Këtë do të bëjmë ne, pavarësisht problemeve tona që tashmë janë të kaluara,“-tha demokrati në fjalën e tij.

Fjala e Plotë e Alibeajt në Kuvend:  

Përfitoj të falenderoj kolegët e mi  që më dhanë këtë barrë si kreu i Grupit Parlamentar. Përveç kësaj asgjë nuk ka ndryshuar, as që nga zgjedhjet e 25 prillit. Ky është parlament i vjedhur i grabitur. Është detyra ime për te sjellë zërin e qytetarëve. Beteja e të gjithë shqiptarëve është kundër kreut të regjimit. Ne kemi ca probleme. I kemi thënë në sy të demokratëve e shqiptarëve, por kemi pjekurinë politike edhe për vështirësitë që po kalojmë duke e parë realitetin në sy. Këtu është vendi ku flitet për shqiptarët. Edhe ky sesion i ri kërkon që të themi synimet e këtij viti. E synimi jonë është për ta kthyer këtë sallë ku flitet me zërin e shqiptarëve. Këtë do të bëjmë ne e do ta bëjmë pavarësisht probleme që i kemi e tashmë janë të kaluara. Nga 25 prilli buron çdo llooj disfunskioni i këtij parlamenti. Kjo masakër nuk është vetëm një fatyrë e vendosur ndaj nesh në mënyrë të padrejtë, por e të gjithë shqiptarëve. Është detyrimi ynë për të bërë gjithsçka brenda dhe jashtë për t’ua kthyer votën e lirë dhe të ndershme shqiptarëve.

Së dyti korrupsioni. Komisioni për Inceneratorët, do të jetë një nga sfidat tona pavarësisht pengesave që na keni vendosur. Kanë dalë shumë të dhëna sensitive duke e bërë edhe më imediate këtë gjë. Po të ndiqet paraja, shumë prej këtyre karrigeve do të jenë bosh. E ky është misioni ynë dhe detyra jonë. Do të vazhdojmë edhe për reformën zgjedhore, reale, të sinqertë që targeton problemin kryesor, zgjedhjet. Kjo është kërkesa jonë, e ndërkombëtarëve dhe e raporteve të OSBE. Do të vijojmë edhe me reformën territorial. Ky vend nuk ka pushtet vendodor, ka vetëm bashki që janë brejtëse parash. Dhe për t’u kthyer te legjitimiteti i parlamentit, vetingu në politikë. Kjo është sfida politike, morale, juridike ku duhet të kalojë githsecili prej nesh. Hyn i pastër këtu, por zhytesh në vorbulla të krimit dhe duhet të dalësh. Kjo është ajo që kërkojmë ne. Këtu jemi për shqiptarët dhe nuk kërkojmë as ndihmë e as bashkëpunim. Të jetë e qartë.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi/ Përjashtimet e PD, përplasje mes Nikollës e deputetëve të “Foltores”!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj seance plenare 17 janar 2022 enkelejd alibeaj seance plenare 17 janar 2022

Sondazh

Poll