Politike

VD-Rama e “lëshon gjuhën”: S’e them më!Erdogan një nga ata njerëz që s’ka ‘plastikë’

17 Janar 2022, 16:27 Nga DOSJA
VD-Rama e “lëshon gjuhën”: S’e them më!Erdogan

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një persona pa ‘plastikë’ Presidentin e Turqisë Recep Tayip Erdogan. Në konferencën e përbashkët me Erdogan, Rama tha se nuk ka pse të bëhet një zgjedhje me Shqipërinë apo Turqinë pasi janë miq. Kreu i qeverisë shtoi më tej se Bashkimi Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleatë. 


“Të gjithë e shikojnë që janë marrëdhënie me interes shumë të madh. Është transformimi në realitet i fjalëve që keni dëgjuar nga presidenti. Unë se kam thënë kurrë kaq hapur dhe mbase nuk duhet ta them më, por në arenën ndërkombëtare, nuk është e shpeshtë që të takosh njerëz që nuk kanë përmbajtje plastike. Një nga ata njerëz është presidenti i Turqisë. E them publikisht se është e vërteta. Iu them gjithë shqiptarëve se sa herë bëhen këto takime, se ne jemi me Shqipërinë dhe pikërisht se jemi me Shqipërinë jemi miq me ta, jemi me aleatë me BE dhe SHBA. Kemi dhe partnerët e tjerë. Nuk jemi për të bërë një zgjedhje o këtej, o andej. Po e mbyll me një fjalë të Erdogan, në fund të ditës çdo vendimmarrje është për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Faleminderit,”- tha Rama ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: Erdogan vë ultimatum: Luftoni FETO, bashkoni Turizmin e Kulturën. Rama: Pa plastikë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama erdogan ne tir recep tayip erdogan edi rama erdogan ne tir recep tayip erdogan

Sondazh

Poll