Politike

VD-Rama tregon komentin e qytetarit: Shyqyr që nuk je mysliman, se kaq sa rri me …

17 Janar 2022, 17:02 Nga DOSJA
VD-Rama tregon komentin e qytetarit: Shyqyr që nuk je mysliman, se kaq sa

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka konferencën me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan ka ndarë një koment që ka bërë një qytetar ditën e sotme në Laç. Rama tha se një qytetar i ka thënë se se mirë që nuk është mysliman, pasi nëse do të ishte mysliman, kaq shumë sa rri me Erdogan, nuk dihet se çfarë do të deklaronin nga BE-ja. Rama gjithashtu tha se ky koment e ka bërë shumë për të qeshur, si dhe shtoi se BE-ja nuk duhet të shqetësohet nga marrëdhënia e Shqipërisë me Turqinë.   


“Më bëri për të qeshur vërtet komenti i një qytetari, i cili thoshte shyqyr që nuk je mysliman se kaq shumë sa rri me presidentin e Turqisë, po të ishe mysliman kushedi çfarë do të thoshin ata të BE-së. Në fakt nuk jam, jam katolik, gjysmën time më të mirë e kam myslimane. Unë nuk besoj se kushdoqoftë në Shqipëri apo BE duhet të shqetësohet për këtë marrëdhënie mes dy vendeve, sepse kjo është marrëdhënie tradiacionale. Edhe kur Shqipëria ishte një vend shumë i mbyllur, marrëdhënia me Turqinë ishte aty si vazhdimësi e një traditë. Kur vjen puna te marrëdhënia ime me Erdogan, janë për të qeshur ato që thuhen. Thuhen jo vetëm nga konspiracionistë por edhe njerëz seriozë në BE. Por e vërteta është që janë disa gjëra që nuk zhbëhen”,tha Rama.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rexhep tajip erdogan edi rama rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll