Politike

VD-Rama: Mirë që s’e vura bastin me Erdogan në Ankara, do kisha humbur

17 Janar 2022, 16:01 Nga DOSJA
VD-Rama: Mirë që s’e vura bastin me Erdogan në Ankara, do

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një ditë shumë të veçantë këtë të sotme pasi Shqipëria ka pasur si vizitor Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan. Teksa mbante konferencë të përbashkët për shtyp me Erdogan, Rama tha se pasi u ndërtua spitali Rajonal në Fier kujtoi se kishte bërë mirë që nuk e kishte vënë bastin me Presidentin në Ankara. Edhe pse kryeministri Rama shtoi se Erdogan vetë nuk vë baste, ai do të kishte humbur gjithsesi nëse do të kishte guxuar.


“Sot është një ditë shumë e veçantë sepse kemi qenë së bashku në kukorëzimin e një përpjekjeje të jashtëzakonshme miqësore, vëllazërore për të mbështetur rilindjen e një komuniteti, aty ku tërmeti goditi fort e ku sot 522 familje janë në kushte shumë më të mira se ato që kishin përpara se tërmeti t’i linte pa shtëpi. Edhe një herë dua ta falenderoj Presidentin që u gjend pranë nesh që në sekondën e parë pas goditjes së tërmetit, u angazhua i pari dhe e mbajti fjalën. Po kjo e fundit nuk përbën lajm kur është fjala për Presidentin Erdogan sepse çdo gjë që thotë e bën. Por edhe mikun tonë Murat, kompaninë, punëtorët sëpse jo vetëm ndryshuan jetën e këtyre njerëzve por ndërtuarn një tjetër shembull shumë domethënës për vlerën e thellësinë e marrëdhënies shqiptaro-turke. Shumë faleminderit, mbase dikur mendon se po e teproj me falenderime, por siç thotë edhe profeti Muhamed, Paqja e Zotit qoftë mbi të, kush nuk i ka falenderuar njerëzit, nuk ka falenderuar Zotin. Një vit më parë kemi firmosur në Ankara disa marrëveshje që aso kohë u bë dhe shkak për shumë pikëpyetje, çfarë është, çfarë do të ndryshojë, takimi i Ankarasë ishte çelja e një kapitulli të ri mes nesh. Nuk e vura bastin për spitalin e Fierit sepse do e kisha humbur, edhe pse Presidenti nuk vë baste me sa jam në dijeni. E ndjek futbollin pa baste. Sot kemi një spital dhe një pikë transferimit të dijes prej ku ne po zhvillojmë fazën e re të sistemit të mjekësisë, bazuar në modelin e njour turk. E kam thënë që ëndrra jonë është që shërbimi ynë shëndetësor të marrë përditë e më shumë trajtat e shërbimit shëndetësor turk, nëse deri dje kjo mund të dukej e pamundur, sot nuk është e pamundur për askënd. Nuk dua të zgjatem më shumë pasi axhenda e kërkon që President’i drejtohet parlamentit pas pak,”- tha Rama ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: Erdogan vë ultimatum: Luftoni FETO, bashkoni Turizmin e Kulturën. Rama: Pa plastikë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll