Politike

VD-Noka bojkoton Parlamentin:PD drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit, jo nga Basha

17 Janar 2022, 16:27 Nga DOSJA
VD-Noka bojkoton Parlamentin:PD drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit, jo nga

TIRANË- Deputeti Flamur Noka ka deklaruar jashtë parlamentit se rolin drejtues të PD-së deri më 22 mars e ka Komisioni i Rithemelimit dhe jo kryedemokrati Lulzim Basha. Noka u shpreh se këtë gjë ata ja kanë bërë të ditur edhe kryeparlamentares Lindita Nikolla.


“Dhe rolin drejtues deri në 22 mars deri në 2022, kur do të zhvillohet Kuvendi i radhës është drejtues Komisioni i Rithemelimit. I kemi dërguar një letër drejteueses së Kuvendit, ku vendimet e Bashës nuk duhet të njihen. Demokratët këtë nuk e pranojnë”, tha Noka.

I pyetur për zgjedhjet të reja, Noka është shprehur se janë të gatshëm në çdo moment për to dhe për t’i fituar ato. Ai gjithashtu tha se shoqatën e bravave si dhe shulit nuk e njohin.

“PD është e gatshme në çdo moment për zgjedhje dhe për t’i fituar ato. Çdo institucion po informohet që PD-në me mandate të kuvendit e përfaqëson vetëm Komisioni i Rithemelimit. Shoqatën e bravave dhe të shulit nuk e njohim. Ne po flasim për një demokraci, jo për diktaturë. Pengu mund të japë vulën me qera, dhe pengmarrësi mund të vulosë në emër të tij. Demokratët njohin vetëm institucionet e votuara me votë të lirë,” tha Noka.

LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/Kuvendi me debate, deputetët e përjashtuar nga PD kundër Ballës e Nikollës

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike flamur noka lulzim basha seance plenare 17 janar 2022 flamur noka lulzim basha seance plenare 17 janar 2022

Sondazh

Poll