Politike

Debatet/ Kuvendi nis me përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike

17 Janar 2022, 16:40 Nga DOSJA
Debatet/ Kuvendi nis me përplasje mes deputetëve të Partisë

TIRANË- Seanca e parë plenare e këtij sesioni ka nisur me debate të shumta mes deputetëve demokratë si edhe deputetëve të tjerë. Fillimisht ka qenë deputeti i përjashtuar nga Grupi Parlamentar i PD-së, Edmond Spaho, i cili sulmoi kryedemokratin Lulzim Basha, dhe e quajti vendimin e tij diktatorial.

Pas Spahos, ka qenë deputeti nga krahët e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili i kërkoi kryeparlamentares Lindita Nikolla që të mos bëhej bashkëpunëtore në ndryshimet që ka bërë Basha, të cilat a i quaji anti-kushtetuese. Gjithashtu edhe deputeti Belind Këlliçi i ka kërkuar Kryeparlamentares Nikolla që të mos tejkalojë kompetencat e saj.

Më pas, Oerd Bylykbashi e ka konsideruar të paprecedent përjashtimin nga Grupi Parlamentar të PD-së, ndërkohë që nga ana tjetër, Flamur Noka i ka kërkuar Nikollës që të zbatonte rregulloren, pasi të vetmit përfaqësues të ligjshëm të PD-së janë anëtarët e Komisionit të Rithemelimit.

Nga krahu tjetër, kryetari i ri i Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, ka pranuar se ata kanë disa probleme si dhe përçarje me njëri-tjetrin. Ai gjithashtu nuk pranoi që të debatonte me deputetët e krahut të Berishës.

LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/Kuvendi me debate, deputetët e përjashtuar nga PD kundër Ballës e Nikollës

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike seance plenare 17 janar 2022 seance plenare 17 janar 2022

Sondazh

Poll