Politike

U përjashtuan, Noka e Spaho për Dosja.al: Jemi PD, grup të ri të krijojnë bravat

17 Janar 2022, 17:00 Nga DOSJA
U përjashtuan, Noka e Spaho për Dosja.al: Jemi PD, grup të ri

TIRANË– Deputetet Edmond Saho dhe Flamur Noka u shkëputën për pak minuta nga seanca plenare në të cilën patën debate të forta me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla për prezantimin e emrave të rinj të grupit parlamentat të Partisë Demokratike.

Të kontaktuar nga Dosja.al, të dy deklaruan se janë larguar nga salla për të zhvilluar një bisedë së bashku. Të pyetur nëse do të jenë prezent në Kuvend për fjalën e Presidentit të Turqisë, Recep Tayip Erdogan, të dy e konfirmuan këtë gjë.

Përsa i përket krijimit të një grupi të ri parlamentar, Noka e hodhi poshtë këtë alternativë, duke shtuar se ia ka lënë ‘shoqatës së bravave’ siç e quan ai kryedemokratin Lulzim Basha e mbështetësit e tij.

“Grup të ri të krijojë shoqata e bravave. Ne jemi Partia Demokratike,”- tha Noka.

“U larguam për të biseduar për çfarë ngjau në Kuvend. Në sallë jemi tani. Nuk ka lidhje me Erdoganin. Ne jemi pjesë e grupit parlamentar të PD. Të qenurit në një grup parlamentar e përcakton vetë deputeti. Lexoni nenin 15 të rregullores së kuvendit,”- shton Spaho.

Së fundmi Partia Demokratike ka informuar Kuvendin e Shqipërisë për ndryshimet që janë bërë brenda partisë. Me anë të një letre, PD, informon për rikonfigurimin e grupit parlamentar, ku Enkelejd Alibeaj është vendosur kryetar grupi, në vend të Alfred Rushajt. 

Ç’KA NDODHUR NË PD?

Në një mbledhje të zhvilluar mbrëmjen e 10 janarit u mor vendimi për përjashtime të shumta në PD pas protestës së dhunshme të 8 janarit. Konkretisht u përjashtuan: Sali Berisha, Flamur Noka, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Bujar Nishani, Arben Ristani, Rigels Muçollari, Keltis Kruja, Klevis Balliu. Gjithashtu u pezulluan: Agron Shehaj, Aldo Bumci, Belind Këlliçi, Blendi Himçi, Clirim Gjata, Edi Paloka, Edith Harxhi, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Genc Deromemaj, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Ivi Kaso, Ledina Mandija, Lorenc Luka, Luan Baçi, Mimoza Hajdrmamataj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edmond spaho flamur noka partia demokratike perplasje ne partine demokratike edmond spaho flamur noka partia demokratike perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll