Politike

VD-Rama: Shqipja është gjuhë me përzgjedhje në Turqi, rrugët monitorohen me kamera

17 Janar 2022, 16:02 Nga DOSJA
VD-Rama: Shqipja është gjuhë me përzgjedhje në Turqi,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të gjithë nxënësit në Turqi mund të zgjedhin të mësojnë të lexojnë e flasin shqip. Në një konferencë të përbashkët me Presidentin e Turqisë Recep Tayip Erdogan, Rama tha se kjo është një marrëveshje e mbyllur dhe se shqipja është gjuhë me përzgjedhje në shkollat e Turqisë. Gjithashtu, marrëveshja tjetër e finalizuar sipas Ramës është monitorimi i rrugëve të Shqipërisë me kamera inteligjente.


“Futja e gjuhës shqipe si gjuhë me përzgjedhje në Turqi është realitet, projekti i monitorimit të rrugëve me kamera inteligjente është realitet, projektligji për parqet teknologjike gjithashtu. I pari i këtij lloji po merr formë dhe na jep mundësinë të përfitojmë nga një eksperiencë fantastike. Turqia po e bën me një sukses mbresëlënës. Jemi duke bashkëpunuar për të rritur kapacitet e inteligjencës në fushën e të ardhurave doganore e tatimore, do bëjmë çmos për të fuqizuar marrëdhëniet ekonomike e turistike. Nuk jemi xheloz, por se si na vjen kur shohim që janë milionë turistë që shkojnë në vendet fqinje dhe numri i turistëve turq qëvijn këtu nuk përputhet me shkallën e marrëdhënies miqësore mes nesh. Jam i bindur se me ndihmën e ministrit tukr në bashkëpunim me tonat do ta ndryshojmë këtë trend. Shumë faleminderit, pa diskutim që interesi i mediave është për fjalën e Presidentit, kështu që me shumë kënaqësi ia kaloj fjalën,”- tha Rama ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: Erdogan vë ultimatum: Luftoni FETO, bashkoni Turizmin e Kulturën. Rama: Pa plastikë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama erdogan ne tirane recep tayip erdogan edi rama erdogan ne tirane recep tayip erdogan

Sondazh

Poll