Politike

VD-‘A duhet të shqetësohet BE?’/ Erdogan qesh: Më kape ngushtë, jemi vëllezër!

17 Janar 2022, 16:20 Nga DOSJA
VD-‘A duhet të shqetësohet BE?’/ Erdogan qesh: Më

TIRANË– Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan është shprehur se është gjendur ngushtë kur është pyetur nëse uhet të shqetësohet Bashkimi Evropian kur sheh marrëdhënien që ka me Shqipërinë. I pyetur nga gazetarët për këtë gjë, ai tha se mes vëllezërve ka marrje e dhënie e se kjo pyetje nuk gjente vend. Vetë kryeministri Rama teksa iu përgjigj të njëjtës pyetje, tha se askush nuk ka pse të shqetësohet për marrëdhënien mes dy vendeve. Madje ai përmendi këtu faktin që Erdogan ka qenë ndër të parët që ka dashur të njohë Kosovën. 


Pyetje: Mbështetja që i keni dhënë Shqipërisë nuk krahasohet me asnjë vend tjetër në Ballkan, a duhet të shqetësohet BE? A merrni gjë mbrapsht, aludohet shpesh për marrëdhëniet me Ramën?

Erdogan: Më bëre një pyetje që më kape ngushtë. Megjithatë nuk jam i kapur ngushtë. Rregullat e vëllazërisë janë të ndryshme. Ne po flasim për marrëdhënien pas tërmetit, është sipas rregullave të vëllazërisë, të gjitha me këtë rregull i bëjmë. Po ashtu, do të vazhdojmë restaurimet dhe mos kërkoni asgjë më pak. Ne jemi vëllezër. Çfarë do të ndodhë? Mos e bëni fare si pyetje. Asnjëherë mos e vini në mëdyshje.

Rama: Kur po kthehesha nga Laçi më bëri për të qeshur komenti i një qytetari që thoshtë që nuk je mysliman, se kaq shumë që rri me Erdogan, kushedi ç’do të të thonin. Në fakt jam katolik, gjysmën më të mirë e kam myslimane. Nuk besoj se kushdo qoftë në Shqipëri, duhet të shqetësohet për këtë marrëdhënie. Është tradicionale. Edhe në kohën kur Shqipëria ishte një vend shumë i mbyllur prapë marrëdhënia me Turqinë ishte aty. Kur vjen puna tek unë dhe Erdogan, nuk ka asgjë për t’u shqëtësuar. Janë për të qeshur shumë. Unë nuk di një qeveri tjetër përveç asaj të Erdoganit, që të jetë mbledhur në sesion të jashtëzakonshëm për të ndjekur punimet e parlamentit të Kosovës dhe për ta njohur Kosovën që në atë moment.

LAJM KRYESOR: Erdogan vë ultimatum: Luftoni FETO, bashkoni Turizmin e Kulturën. Rama: Pa plastikë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama erdogan ne tirane recep tayip erdogan edi rama erdogan ne tirane recep tayip erdogan

Sondazh

Poll