Aktualitet

EMRI-VIDEO / Publikohen pamjet e aksidentit që i mori jetën të riut në Divjakë

17 Janar 2022, 13:27 Nga DOSJA
EMRI-VIDEO / Publikohen pamjet e aksidentit që i mori jetën të

DIVJAKË – Një i ri ka mbetur i vdekur ditën e sotme si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi në fshatin Këmishtaj në Divjakë. 29-vjeçari Klinton Xharaj ndërroi jetë në vendngjarje, pasi motori tip “Yamaha” me të cilin udhëtonte është përplasur me një makinë tip “Audi”.

Ndërkohë, janë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti fatal, ku shihet se si motori dhe automjeti janë shkatërruar si pasojë e përplasjes së fortë mes tyre, duke bërë që 29-vjeçari të vdesë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, policia, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti fatal, ndërsa paraprakisht dyshohet se makina i ka prerë rrugën motoçikletës që ecte me shpejtësi tepër të lartë.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në divjakë klinton xharaj aksident në divjakë klinton xharaj

Sondazh

Poll