Aktualitet

Zjarr në shkollën 9-vjeçare në Tiranë, ALARMOHEN nxënësit, nis evakuimi i tyre

17 Janar 2022, 10:19 Nga DOSJA
Zjarr në shkollën 9-vjeçare në Tiranë, ALARMOHEN

TIRANË– Linja e tensionit pranë shkollës 9-vjeçare ‘Ahmet Gashi’ në Tiranë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Laprakës. ‘Panorama’ ka ndarë pamjet nga zjarri që shihet se ka nisur pranë shkollës.

Nxënësit e shkollës janë alarmuar nga flakët e zjarrit të cilat kanë intensitet të lartë. Mësohet se nxënësit dhe mësuesit janë duke u evakuuar nga ambientet e shkollës për shkaqe sigurie.

Dyshohet se shkak i nisjes së zjarrit mund të jetë bërë këputja e telit të korrentetit. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse për të shuar flakët e zjarrit. Polica ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprakMë datë 17.01.2022, rreth orës 11:00, në Laprakë, jashtë rrethimit të shkollës “Ahmet Gashi”, në një shtyllë tensioni, ka pasur shkëndijë elektrike, ku ka vetëm dëme materiale.Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e OSHEE-së, të cilat po merren me riparimin e saj.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr zjarr ne shkolle zjarr ne tirane zjarr zjarr ne shkolle zjarr ne tirane

Sondazh

Poll