Aktualitet

554-vjetori i vdekjes/Meta,Balla e Berisha ‘injorojnë’ Erdogan, nderojnë Skënderbeun

17 Janar 2022, 07:57 Nga DOSJA
554-vjetori i vdekjes/Meta,Balla e Berisha ‘injorojnë’ Erdogan,

SHQIPËRI – Sot bëhen 554 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ai vdiq më 17 janar 1468 në Lezhë. Kjo datë e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar përkon edhe me vizitën e Presidentit turk, Recep Tayip Erdogan në vendin tonë ditën e sotme.

Të shumta kanë qenë reagimet nga ana e politikës shqiptare në lidhje me këtë ngjarje, ku nuk kanë munguar Presidenti Ilir Meta, ish-Kryeministri Sali Berisha, por edhe kreu i Grupit socialist, Taulant Balla, të cilët nuk kanë qenë në listën e takimeve me Presidentin turk, Erdogan.

Reagimi i parë për 554-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, ka ardhur nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili me anë të një postimi në Facebook u shpreh se, Skënderbeu është krenaria, fuqia, trimëria, guximi, frymëzimi dhe lavdija e kombit shqiptar, ndërsa shtoi se ai do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh. Sipas kreut të shtetit, vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përgjithmonë përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar.

Më pas, Meta udhëtoi për në qytetin e Lezhës ku bëri homazhe dhe vendosi një kurorë me lule në memorialin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Lezhë. Në një prononcim pas kryerjes së homazheve, Meta tha se Skënderbeu ishte një kryehero, që i dha identitetin më të fortë kombit tonë në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit kombëtar dhe njerëzor, por njëkohësisht është një personalitet i jashtëzakonshëm, por është edhe një hero i qytetërimit evropian gjithashtu, i cili përcaktoi në mënyrë të pakthyeshme identitetin evropian të kombit tonë në rrugën dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Në ditën kur e gjithë vëmendja është përqendruar tek vizita e Presidentit turk, Recep Tayip Erdogan, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zgjedhur që të nderojë heroin tonë kombëtar. Ndërsa në përshkrimin përbri fotos së publikuar në Facebook, thotë se mënyra më e mirë për të vlerësuar Heroin tonë Kombëtar është t’u drejtohesh fjalëve që kanë thënë për të disa shkrimtarë dhe ushtarakë të shquar.

Për 554-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut ka reaguar edhe ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili është shprehur se, Skënderbeu ishte një strateg gjenial, i cili me betejat e tij kundër hordhive të Portës së Lartë mbrojti trojet e tij arbnore dhe mbarë qytetërimin perëndimor nga pushtimi osman. Berisha vijoi më tej se, ai mbetet përjetë si forca e identitetit tonë kombëtar perëndimor si princi i pavdekësisë së kombit shqiptar.

Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405 në Mat. Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë. I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali. Rreth përkrenares ekziston ideja se e ka mbajtur për nder të Pirros së Epirit, pasi edhe ai ka mbajtur po të njëjtën përkrenare. Gjergj Kastrioti Skënderbeu, strateg dhe burrë shteti i madh, udhëhoqi luftën për liri e pavarësi kundër pushtimit osman, për bashkimin politiko- shtetëror të popullit shqiptar. Ai personifikon jo vetëm figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar, por dhe një epokë të tërë të historisë kombëtare. Figura e Heroit tonë Kombëtar lidhet më luftën më se njëshekullore kundër pushtimit osman. Lufta e shqiptarëve me në krye prijësin e tyre shënon një kthesë vendimtare në organizim politik të vendit, si dhe në forcimin e bashkimit kombëtar. Pasi çliroi Krujën më 28 nëntor 1443 ngriti flamurin e Kastriotëve dhe më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e Shënkollit të qytetit të Lezhës, Skënderbeu mbajti Kuvendin e Parë Kombëtar. Si drejtues i Kuvendit theksoi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e bashkimit të Shqiptarëve. Ai ishte Kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

554-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Berisha: Princi i pavdekësisë së kombit tonë

Meta homazhe dhe kurorë me lule te Memoriali i Skënderbeut: Frymëzim për shqiptarët

Rama pret Erdoganin në Tiranë, Taulant Balla kujton luftërat e Skënderbeut me turqit

554-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Meta: Përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 554 vjetori i vdekjes se skenderbeut gjergj kastriot skenderbeu heroi kombetar 554 vjetori i vdekjes se skenderbeut gjergj kastriot skenderbeu heroi kombetar

Sondazh

Poll