Aktualitet

6 bashki pa kryetar, KQZ-Metës:Janë 3, s’e dimë për Lushnjën, Rrogozhinën e Durrësin

17 Janar 2022, 12:29 Nga DOSJA
6 bashki pa kryetar, KQZ-Metës:Janë 3, s’e dimë për

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit kërkoi informacione në lidhje me vacant e kryetarëve të bashkive. Përmes një shkrese zyrtare, KQZ bën me dije se ka dijeni për tre bashkia të cilat kanë kryetarë të komanduar pas largimeve dhe jo për gjashtë të tilla. Konkretisht në dokument thuhet se pa kryetar bashkie ka mbetur Vora, Dibra dhe Shkodra. Për Lushnjën, Rrogozhinën e Durrësin, KQZ shton se nuk është informuar.

Më herët Meta i dërgoi letër kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi duke kërkuar informacion për vakancat në bashkitë e vendit. Ai tashmë duhet të përcaktojë një datë zgjedhjesh të parakohshme për 6 bashkitë që nuk kanë kryetar.

Për momentin Shkodra është drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, Voltana Ademi, e cila u rikthye në detyrë pas largimit të Valdrin Pjetrit. Dibra mbeti pa kryetar bashkia pasi Dionis Imeraj dha dorëheqjen. Durrësi ka Emirjana Sakon, pasi Vlabona Sako u largua nga pozicioni i saj si kryebashkiake pas një gafe që bëri pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Kryebashkiaku Haxhi Memolla u nda nga jeta dhe për pasojë në krye të bashkisë së Rrogozhinës u komandua Edison Memolla. Lushnja pasi kryebashkiaku Fatos Tushe u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ilir meta ilirjan celibashi komisioni qendror i zgjedhjeve ilir meta ilirjan celibashi komisioni qendror i zgjedhjeve

Sondazh

Poll