Aktualitet

Shkarkimi i Metës, Gjykata Kushtetuese shtyn seancën, shkak relatori me Covid

17 Janar 2022, 11:40 Nga DOSJA
Shkarkimi i Metës, Gjykata Kushtetuese shtyn seancën, shkak relatori

TIRANË – Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në 1 shkurt seancën ndaj kërkesës për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Shkak është bërë infektimi me Covid-19 i njërit prej relatorëve të çështjes dhe për këtë arsye është marrë vendimi për shtyrjen e shqyrtimit të çështjes.

Referuar njoftimit të Gjykatës Kushtetuese, seanca e radhës pritet të mbahet në 1 shkurt.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

“Çështja me kërkues Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe objekt: “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”, e planifikuar për t’u zhvilluar në seancën plenare publike të datës 18.01.2022, ora 10:00, bazuar në nenin 44/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, është shtyrë për në datën 01.02.2022, ora 10:00, për arsye se relatori i çështjes ka rezultuar pozitiv me COVID-19”, njofton Gjykata Kushtetuese.

Mandati i Metës si President përfundon në Korrikun e vitit 2022, ndërkohë që shkarkimi i tij në Kuvend, me votat e mazhorancës u bë në qershor të këtij viti. Më 9 qershor të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë votoi me 104 vota pro shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.

Por si arriti situata deri në këtë pikë?

Meta u përfshi në një sërë replikash të ashpra dhe përplasje me Partinë Socialiste ku në fokus ishin zgjedhjet e 25 prillit. Presidenti u zotua se do të mundësonte votën e lirë të shqiptarëve. Deklaratat e Metës gjatë fushatës arritën majën e tensionit kur kreu i shtetit deklaroi se “do t’i presim dorën atij që prek votën”, apo “bëni gati sfurqet dhe kosat”. Këto deklarata përfshirë edhe përplasjen me ambasadoren Yuri Kim janë “dënimi” që sipas socialistëve Ilir Meta mori më 25 prill nga shqiptarët, duke i dhënë mandatin e tretë PS-së dhe për këtë Iduhet të shkarkohet. Me firmën e 49 deputetëve socialist u ngrit një komision hetimor dhe u kërkua shkarkimi i Metës. Gjatë mbledhjeve, deputetët përbërës të Komisionit kanë ‘skanuar’ të gjitha deklaratat e Metës, përfshirë edhe termin ‘anëtarët’ e ‘Ndrangheta-s’ që ka përdorur ai për të krahasuar deputetët. Në fund u vendos se deklaratat e tij gjatë fushatës zgjedhore, por jo vetëm, nxitën dhunë dhe provokuan vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ngjarje e ndodhur katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike gjykata kushtetuese ilir meta shkarkimi i ilir metes gjykata kushtetuese ilir meta shkarkimi i ilir metes

Sondazh

Poll