Aktualitet

AKU i bllokoi kosin / Gjirofarma: Proriteti ynë siguria dhe shëndeti i konsumatorëve

17 Janar 2022, 13:40 Nga DOSJA
AKU i bllokoi kosin / Gjirofarma: Proriteti ynë siguria dhe shëndeti i

GJIROKASTËR – Kompania e produkteve të kosit dhe salcës së kosit ‘Gjirofarm’ ka reaguar pas vendimit që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mori pak ditë më parë në lidhje me bllokimin e ushtrimit të aktivitetit të kësaj shoqërie. Sipas AKU, pas kryerjes së analizave përkatëse, rezultoi se në produktet e kompanisë në fjalë kishte një prezencë të lartë mikrobike, të cilat përbënin rrezik për shëndetin e popullatës.

Në këtë reagim, ‘Gjirofarma’ thotë se në veprimtarinë e saj thelbësore është siguria dhe shëndeti i konsumatorëve, dhe se në asnjë rast nuk do të ndërmerrnin veprime që mund të vënë në rrezik ata.

Shoqëria ka siguruar ndërkohë në reagimin e saj të gjithë konsumatorët dhe bashkëpunëtorët, se ajo është një kompani me përgjegjshmëri të lartë sociale, ndërsa njofton se ka marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë dhe cilësisë së produkteve të saj.

Reagimi i ‘Gjirofarm’:

“Shoqëria Gjirofarma sh.a. ka thelbësore në veprimtarinë e saj sigurinë dhe shëndetin e konsumatorëve dhe në asnjë rast nuk do të ndërmerrte veprime që mund t’i vënë ata në rrezik. Ajo siguron publikun, konsumatorët dhe bashkëpunëtorët e saj se është një shoqëri me përgjegjshmëri të lartë sociale dhe ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe cilësinë e produkteve të saj.”, thuhet në reagimin e Gjirofarmës.

AKU njoftoi disa ditë më parë se, pas kryerjes së inspektimit në magazinën e subjektit, ka marrë konform legjislacionit në fuqi masë administrative gjobë dhe masë urgjente të ndërprerjes së kryerjes së veprimtarisë. Ndërkohë, konsumatorët duhen të paraqiten në kasën e marketit apo dyqanit ku kanë blerë për të marrë mbrapsht paratë.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aku bllokon gjirofarm gjirofarm aku bllokon gjirofarm gjirofarm

Sondazh

Poll