Aktualitet

Mbi 400 gjoba dhe dy makina të bllokuara, Rrugorja e Gjirokastrës ndëshkon shkelësit

17 Janar 2022, 14:05 Nga DOSJA
Mbi 400 gjoba dhe dy makina të bllokuara, Rrugorja e Gjirokastrës

GJIROKASTËR – Policia Rrugore e Gjirokastrës njofton se ka rritur kontrollet në akset kryesore rrugore të qarkut, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve, të cilët konstatohen duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Me anë të një njoftimi për mediat, Rrugorja e Gjirokastrës njofton se, në kuadër të këtyre masave, vetëm javën që lamë pas kanë vendosur mbi 400 gjoba, ndërsa ka bllokuar edhe dy automjete.

Njoftimi i Policisë së Gjirokastrës:

26 ​masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

2 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar;

160 masa për parkime të gabuara;

150 masa për parakalime të gabuara;

63 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Gjithashtu janë bllokuar 2 mjete.

Policia i bën apel mjeteve dhe këmbësorëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll