Aktualitet

FOTO/ Përjashtimet nga PD! Basha informon Kuvendin për ndryshimet

17 Janar 2022, 12:57 Nga DOSJA
FOTO/ Përjashtimet nga PD! Basha informon Kuvendin për ndryshimet

TIRANË– Partia Demokratike ka informuar Kuvendin e Shqipërisë për ndryshimet që janë bërë kohët e fundit brenda partisë. Me anë të një letre, PD, informon për rikonfigurimin e grupit parlamentar, ku Enkelejd Alibeaj është vendosur kryetar grupi, në vend të Alfred Rushajt. Mes deputetëve të përjashtuar janë Flamur Noka, Luan Baçi, Edmond Spaho dhe Albana Vokshi.

‘Pas vendimeve të Kryesisë së Partisë dhe këshillit Kombëtar të PD, në përputhje me statutin dhe Rregulloren e brendshme të Grupit Parlamentar, në përputhje me nenet 15 e vijues të Rregullores së Kuvendit, ju njoftojmë se në mbledhjen e Grupit Parlamentar të datës 15.01.2022, kryetari i Grupit Parlamentar është zgjedhur Enkelejd Alibeaj,’- shkruhet në njoftimin e PD.

Në Partinë Demokratike u bënë ndryshime të rëndësishme më 15 Janar. Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar u vendos që drejtimi i grupit parlamentar ti kalojë Enkelejd Alibeajt, ndërsa nënkryetar u vendos Agron Gjekmarkaj. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike u propozua që Grida Duma të jetë Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë. Flutura Açka u propozua si kryetare e Komisionit të Arsimit, nënkryetar i Komisionit të Ligjeve, Dhurata Çupi. Sekretariati për Buxhetin u propozua që sekretar të jetë Xhelal Mziu. Në sekretariatin për Procedurat, Votimet dhe Etikën, është propozuar Bledion Nallbati si anëtar. Dashnor Sula si sekretar në sekretariatin për Statusin e Deputetit. Ndërsa në sekretariatin për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet është propozuar Lindita Metaliaj si anëtare.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar nga demokratët erdh disa ditë pas trazirave që shoqëruan protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha për rimarrjen e Partisë. Berisha me të tijët shkuan për të nxjerrë nga selia kryetarin e shkarkuar prej tyre me referendum, Lulzim Basha, por u përballën me gaz lotsjellës që vinte nga brenda selisë dhe ndërhyrjen e Policisë së Shtetit. Berisha u zotua se selia do të merret dhe Basha do të largohet, por deri më tani, palët janë ende në pozicionet e tyre.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha partia demokratike seance plenare 17 janar 2022 lulzim basha partia demokratike seance plenare 17 janar 2022

Sondazh

Poll