Politike

VD-Erdogan: Në pandemi shtetet e mëdha u kyçën, Turqia jo, ndihmuam vëllezërit tanë

17 Janar 2022, 11:55 Nga DOSJA
VD-Erdogan: Në pandemi shtetet e mëdha u kyçën, Turqia jo,

TIRANË– Presidenti i Turqisë, Erdogan deklaroi ditën e sotme në Laç se shtetet e mëdha u kyçën gjatë periudhës së pandemisë mirëpo Turqia jo. Erdogan tha se Turqia qëndroi pranë shteteve që quan vëllezër, duke marrë shembullin e ndërtimit të spitalit të Fierit në Shqipëri, e duke theksuar se është ndërtuar për 60 ditë.


Gjatë pandemisë, të gjithë shtete e mëdha u kyçën duke mbyllur dhe sytë e tyre, por ne jo. Pamë dhe jashtë kufinje dramat e vëllezërve tanë. Duke besuar fort në bekime dhe në mirësinë e ndarjes me të tjerët dhe në solidaritet ne vijuam dhe mbështetëm miqtë tanë në luftën kundër pandemisë. Dhe si produkt, si fryt i këtij solidariteti kaq të fortë dhe vëllazëror kemi spitalin në Fier, që e kemi emëruar si rajonal, është ndërtuar brenda 60 ditëve. Ky spital, ku mora pjesë në ceremoninë e hapjes në video-konferëncë pasqyron lidhjet e forta mes popujve tanë. Ky spital ka ekipe mjekësh, që punojnë krah për krah për ti shërbyer qytetarëve dhe për të përhapur shërim. Tani, me miqësinë tonë Turqi-Shqipëri, sot këtu po e kurorëzojmë dhe më tutje. Dhe me këtë rast i lutem gjithësisë të gjithë atyre shpirtave që kanë kaluar përmes tërmetit. I përcjell ngushëllimet e sinqerta familjarëve. U them se i madhi zot mos të na sjelli sprova të mëdha.’- tha Erdogan.

LAJMIKRYESOR:Erdogan në Shqipëri! Fjala në Kuvend e vizita në Laç në 554-vjetorin e Skënderbeut

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erdogan ne shqiperi erdogan ne shqiperi

Sondazh

Poll