Politike

Erdogan në inaugurimin e Xhamisë së Et’hem Beut, policia kontrolle me qen në zonë

17 Janar 2022, 13:55 Nga DOSJA
Erdogan në inaugurimin e Xhamisë së Et’hem Beut, policia

TIRANË – Në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë kanë nisur përgatitjet e ambientit ku do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të Xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, ku do të marrë pjesë edhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan.

Në zonë janë marrë masa të forta sigurie, ndërsa në vendin ku është parashikuar të qendrojnë të pranishmit, ekipet e sigurisë po kryejnë kontrolle me qen.

Gjatë paradites së sotme, menjëherë pas mbërritjes në Aeroportin e Rinasit, Presidenti Recep Tayip Erdogan mori pjesë në dorëzimin e çelësave të banesave të rindërtuara në Laç, një financim ky i qeverisë turke.

Më pas, Erdogan ka shkuar në ambientet e Kryeministrisë, ku është pritur nga Kryeministri Edi Rama, për të nënshkruar marrëveshjet e përbashkëta të parashikuara mes dy vendeve tona.

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan do të zhvillojë një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama dhe më pas në orën 17:00 do mbajë një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë.

LAJM KRYESOR: Vizita zyrtare! Erdogan në Shqipëri në 554-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut (MASAT)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erdogan ne tirane kontrolle me qen ne tirane erdogan ne tirane kontrolle me qen ne tirane

Sondazh

Poll