Politike

Rama tregon pse e ka mik Erdogan: Thonë se i ngjaj në 1 pikë! (Fjala e Profetit)

17 Janar 2022, 11:28 Nga DOSJA
Rama tregon pse e ka mik Erdogan: Thonë se i ngjaj në 1 pikë!

TIRANË– Kryeministri Edi Rama shpjegoi nga Laçi, arsyet se përse është mik me presidentin turk, Erdogan. Rama u shpreh se kritikët e tij thonë se ai ngjason me Erdogan pasi flet gjatë dhe jo shkurt. Në fjalimin e tij, Rama përmendi dhe fjalët e profetit Muhamed.

‘Shpesh janë kuriozë, ç’është kjo miqësi e imja me Presidentin e Turqisë dhe priren ta shikojnë këtë si një çështje konspiracioni, jo Turqia otomane, jo xhamitë, jo aspiratat e Presidentit, etj, etj. Kurse përgjigjia ime është shumë e thjeshtë, thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Në botën e sotme dhe në diplomacinë është e rrallë që të gjesh njerëz që Po-në e kanë Po dhe Jo-në e kanë Jo. Kjo është arsyeja se përse unë i solla këto episode sepse ja ku jemi sot dhe këtu është materializimi i të gjitha fjalëve të bukura. Këtu mund të shikohet çfarë do të thotë Presidenti Erdogan kur thotë që ‘Shqipërinë e kam në zemër dhe çfarë i dhemb Shqipërisë më dhemb edhe mua’. Mustafa Kemal Ataturku mbolli në shpirtin e Turqisë modern frymën se njerëzimi është një trup i vetëm dhe se çdo komb është pjesë e atij trupi. Nëse një pjesë e këtij trupi është e sëmurë, ne duhet të shqetësohemi sikur ne të ishim të sëmurë. Këtë frymë Presidenti Erdogan e ka rrënjosur thellë në shpirtin e Turqisë, në qasjen e Turqisë. Dhe kuptimi që ai i jep me vepra jo vetëm me fjalë, fjalës vëllazëri është mishërimi i asaj që thotë profeti Muhamed, paqja e Zotit qoftë mbi të, asnjë nga ju nuk beson nëse nuk dëshiron për vëllanë e vet të njëjtën gjë që dëshirpn për veten e vet. Premtova që do të flas shkurt, por në këtë pikë siç thonë kritikët e mi, i ngjaj atij.’- tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Erdogan në Shqipëri! Fjala në Kuvend e vizita në Laç në 554-vjetorin e Skënderbeut

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama erdogan ne shqiperi edi rama erdogan ne shqiperi

Sondazh

Poll