Politike

Kryebashkiakja e Laçit: Ndihemi kenarë që kemi pranë vetes miq të vërtetë si Erdogan

17 Janar 2022, 11:01 Nga DOSJA
Kryebashkiakja e Laçit: Ndihemi kenarë që kemi pranë vetes

TIRANË– Kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara falenderoi ditën e sotme presidentin Erdogan për ndihmën që ka dhënë për ndërtimin e banesave që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në fjalën e saj gjatë organizimit që u bë ditën e sotme në Laq, Cara tha se ndihet krenare që ka pranë miq të vërtetë si Erdogan, që nuk i lanë asnjëherë kur kishin më shumë nevojë.


‘Të ndihemi kenarë që kemi pranë vetes miq të vërtetë si Presidenti Erdogan që nuk na la vetëm atëherë kur kishim më shumë nevojë. Të ndihemi krenar për qeverinë dhe kryeministrin Rama që krahas punëve e angazhimeve të shumta po udhëheq ccdo ditë programin kompleks të rindërtimit. Ndërsa unë jam shumë krenare për gjithccka që po bëhet jo vetëm në Lacc por në gjithë Kurbinin, i cili jo vetëm po ringrihet më i fortë e më i bukur në shembullin e një qyteti të denjë për të jetuar këtu e për të rritur fëmijët tanë, por pse jo do të jetë edhe shembull për qytetet e tjera për transformimin tërësor të tij. Krahas përfundimit të kësaj lagje të mrekullueshme të financuar nga qeveria turke në Lac po punohet dhe për rindërtimin e një lagje me 200 apartamente po përfundon godina e bashkisë e spitalit të ri, shtëpi private për të dëmtuarit nga tërmeti po riparohen dhjetra pallate është ndërhyrë në mënyrë rrënjësore në infrastrukturë. Shumë e lumtur për gjithë ato familje që ju rikthye shpresa optimizmi e do jetojnë në këto apartamente të pakrahasueshme me cfarë kishin më parë e do shtrytëzojnë lehtësirat e këtij kompleksi banimi.‘- tha Cara.

LAJMIKRYESOR: Erdogan në Shqipëri! Fjala në Kuvend e vizita në Laç në 554-vjetorin e Skënderbeut

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erdogan ne shqiperi majlinda cara erdogan ne shqiperi majlinda cara

Sondazh

Poll