Politike

Kulla në selinë e PD/ Bardhi kërkon infomacion Bashkisë: Kur u dorëzua projekti?

17 Janar 2022, 13:42 Nga DOSJA
Kulla në selinë e PD/ Bardhi kërkon infomacion Bashkisë: Kur

TIRANË – Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike i ka dërguar një kërkesë për informacion Bashkisë së Tiranës, ku i ka drejtuar katër pyetje në lidhje me projektin ‘Four Freedoms Park’, ku parashikohej ndërtimi i tre kullave, pikërisht në territorin ku ndodhet selia qëndrore e Partisë Demokratike.

Në pyetjet e drejtuara ndaj Bashkisë së Tiranës, PD ka kërkuar që ti vihet në dispozicion një informacion i plotë dhe i detajuar në lidhje me këtë projekt-ide, të bërë publike nga mediat shqiptare pak ditë më parë.

Reagimi i plotë i Partisë Demokratike:

Sekretari i Përgjithshëm i PD kërkesë për informacion Bashkisë së Tiranës. 4 pyetje mbi projektin. Në datën 13.01.2022, media bëri publike një ide projekt ku parashikohej ndërtimi i tre kullave, pikërisht në territorin ku ndodhet selia qëndrore e Partisë Demokratike. Në mungesë informacioni mbi këtë projekt, Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi i ka dërguar një kërkesë për informacion Bashkisë së Tiranës, ku kërkon që t’i vihet në dispozicion një informacion të plotë dhe të detajuar, për sa më poshtë:

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bashkia e tiranes dy kullat në qendër të tiranës gazment bardhi bashkia e tiranes dy kullat në qendër të tiranës gazment bardhi

Sondazh

Poll