Politike

Dorëzon 522 shtëpi, Erdogan: Vëllai të qëndron pranë kur ke nevojë, jo kur e thërret

17 Janar 2022, 11:50 Nga DOSJA
Dorëzon 522 shtëpi, Erdogan: Vëllai të qëndron

TIRANË– Presidenti turk Erdogan deklaroi nga Laçi se vëllai qëndron pranë kur është nevoja e kur thërritet. Kjo u tha nga ai gjatë organizimit për ndarjen e banesave të rindërtuara në qytetin e Laçit. Erdogan tha se shteti turk u mobilizua sapo mësoi për tërmetin e 26 nëntorit. Ai shtoi se fakti që Turqia ishte një nga shtetet e para që i erdhi në ndihmë Shqipërisë është një dëshmi e qartë solidariteti mes dy vendeve.


‘I nderuar kryeministër, i dashur miku im, e nderuar kryetare e Kuvendit, dua t’ju përshëndes me ndjenjat më të përzemërta, me dashuri dhe respekt. Ju kam sjellë këtu të gjithë dashurinë e miliona zemrave dhe përshëndetjen e përzemërta të popullit të Turqisë. Ju kam sjellë dhe përshëndetjet e vëllezërve, zemrat e të cilëve rrahin për ju. Nga këtu nëpërmjet jush dua të përshëndes të gjithë vëllezërit e motrat shqiptare. Dua të theksoj faktin se jam shumë i lumtur që ndodhem këtu së bashku me juve me rastin e kësaj ceremonie kuptimplote e që jam bërë pjesë e entuziasmit tuaj. Gëzimi i Shqipërisë është gëzimi ynë dhe hidhërimi i Shqipërisë është hidhërimi ynë. Kështu që mirëqenien e paqen tuaj e konsiderojmë të njëjtë si tonën. Duke qenë si një popull i një vendi që ka përjetuar dhimbje të mëdha si në shtator e 26 nëntor, na lënduan zemrën njësoj si zemrën e popullit shqiptar. Sapo morëm lajmin u munduam të shërojmë sado pak plagët e tyre, u mobilizuam me të gjitha mundësitë tona e ju erdhëm në ndihmë. E njëjtë siç e theksoi edhe miku im zoti Edi Rama në fjalën e tij, vëllai i qëdron pranë vëllait kur ka nevojë, jo kur thirret. Pas tërmetit të ndodhur ne menjëherë kemi dërguar në Shqipëri të gjitha pajisjet e materialet e ekipet teknike për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë. Fakti që Turqia ishte një nga shtetet e para që i erdhi në ndihmë Shqipërisë është një dëshmi e qartë solidariteti mes nesh. Për të lehtësuar sado pak dhimbjen e barrën e atyre familjeve të prekura nga tërmeti ne morëm vendim të firmosim një memorandium që shtëpitë të rindërtoheshin nga zero. Kështu që në muajin korrik të vitit 2020 filluam ndërtimin edhe se kishte shpërthyer koronavirusi. Para 13 muajsh, pikërisht në këtë vend ku jemi sot, bëmë ceremoninë e nisjes së ndërtimin të banesave. Dhe sot po i dorëzojmë këto banesa që janë 522 njësi banimi, që kanë kushtuar afërsisht 42 milionë euro. Në këto momente dua tu uroj të gjithë familjarët që t’i gëzoni këto banesa e shtëpi. Falenderoj të madhin Zot që edhe gjatë këtij procesi, edhe pse Turqia u sprovua me shumë fatkeqësi natyrore, me zjarre tërmete, etj, ne përsëri arritëm të përmbushim e të mbajmë premtimin tonë ndaj shqiptarëve. Tani do të theksoj një gjë, ajo që dua të theksoj është parim besimi, i cili shenja e vëllazërisë nuk është kur të thërrasin, por që të qëndrosh pranë vëllait tënd kur ai ka nevojë. Shpresoj që kjo miqësi me baza kaq të forta të vazhdojë deri në pafundësi.’- tha Erdogan.

LAJMIKRYESOR: Erdogan në Shqipëri! Fjala në Kuvend e vizita në Laç në 554-vjetorin e Skënderbeut

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erdogan ne shqiperi erdogan ne shqiperi

Sondazh

Poll