Politike

Ministri turk i Mjedisit, Kurum: Erdhëm të ndihmojmë Shqipërinë e ti shërojmë plagët

17 Janar 2022, 11:20 Nga DOSJA
Ministri turk i Mjedisit, Kurum: Erdhëm të ndihmojmë

LAÇ – Ministri turk i Mjedisit, Murat Kurum në fjalën e tij në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të banesave për familjet në Laç që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit, u shpreh se lidhjet mes dy vendeve tona janë shumë të hershme dhe vëllazërore.

Kurum përmendi Sami Frashërin dhe autorin e himnit të Turqisë si dy arkitektët e gjuhës që ata flasin sot, ndërsa shtoi se Shqipëria dhe Turqia kanë ndarë bashkë ditë të gëzuara, por edhe të trishtuara, duke theksuar se janë të angazhuar për të forcuar bashkëpunimin.


“Sot jemi bashkë këtu për ceremoninë e inaugurimit të banesave që kemi ndërtuar pas tërmetit. Vëllezërve dhe motrave të prekura nga tërmeti i uroj një jetë të lumtur në strehët e tyre të ngrohta. I nderuar President, kryeministër i çmuar, marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të krijuara mbi një lidhje vëllazëri që vjen nga historia. Historia e përbashkët na afron më shumë me njëri-tjetrin. Shkrimtari i fjalorit të parë në kohën osman Sami Frashëri, po ashtu autori i himnit të Turqisë, Ersoi janë nga arkitektët e gjuhës së përbashkët, të zemrës që ne flasim sot. Duke nisur nga këto lidhje rrënjësore që eksitojnë mes nesh, ne kemi ndarë ditën e mira dhe të vështira. Pas tërmetit që ra dy vite më parë, ne me urdhër të Presidentit ne u mobilizuam për t’ju ardhur në ndihmë. Me udhëzim të Erdogan, ekipet tona erdhën në vendin e ngjarjes për të bërë identifikimin e dëmeve. Filluam menjëherë punimet dhe për fat të mirë këto banesa po i dorëzojmë sot. Këto banesa ne i përgatitëm projektin duke nisur nga e kaluara jonë e lashtë dhe duke marrë në konsideratë strukturën lokale. Ne dot ë vazhdojmë të punojnë me gjithë forcën për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi me vizionin që ka shpalosur presidenti ynë”, u shpreh ndër të tjera ministri turk i Mjedisit, Murat Kurum.

LAJM KRYESOR: Vizita zyrtare! Erdogan në Shqipëri në 554-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut (MASAT)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erdogan ne tirane murat kurum erdogan ne tirane murat kurum

Sondazh

Poll