Politike

Pranoi fajin / KLGJ: 6 muaj pezullim dhe ulje rroge për gjyqtaren Enkeleda Kapedani

17 Janar 2022, 11:57 Nga DOSJA
Pranoi fajin / KLGJ: 6 muaj pezullim dhe ulje rroge për gjyqtaren Enkeleda

TIRANË – Pezullim nga detyra për 6 muaj dhe ulje rroge është vendimi i marrë sot nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili pranoi sot marrëveshjen e arritur midis Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë dhe magjistrates së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, e cila duke pranuar shkeljen disiplinore kërkoi në këmbim një masë disiplinore më të butë.

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë njoftoi sot se, më 07.06.2021 KLGJ pranoi kërkesën e ILD për pezullimin e magjistrates Enkeleda Kapedani dhe kërkoi hetime shtesë lidhur me propozimin për shkarkim nga detyra për shkelje të rëndë disiplinore. Në kuadër të vijimit të hetimit disiplinor nga ILD, Kapedani depozitoi më 30.09.2021 pranë ILD-së, “Kërkesë për arritjen e marrëveshjes”, duke pranuar shkeljen disiplinore në këmbim të një mase disiplinore më të butë. Ndërkohë, pas kërkesës së Kapedanit, ILD vendosi të pranojë marrëveshjen bazuar në rrethanat e reja të krijuara.

Hetimi disiplinor ndaj magjistrates së Elbasanit nisi me iniciativë nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në maj të vitit të kaluar pas publikimit gjerësisht në media e rrjetet sociale, të disa videove, ku shfaqej magjistratja në ambientet ku ushtronte detyrën dhe brenda një automjeti, me lëvizje e sjellje provokuese, shoqëruar me muzikë të papërshtatshme për imazhin e një magjistrati.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkeleda kapedani gjyqtarja e elbasanit ild klgj enkeleda kapedani gjyqtarja e elbasanit ild klgj

Sondazh

Poll