Politike

VD-Humbi shtëpinë nga tërmeti, fjala e Nikollës përlot kryebashkiaken e Kurbinit

17 Janar 2022, 11:24 Nga DOSJA
VD-Humbi shtëpinë nga tërmeti, fjala e Nikollës përlot

LAÇ – Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara është përlotur kur ka dëgjuar Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila po fliste gjatë ceremonisë së dorëzimit të apartamenteve për familjet në Laç që mbeten në qiell të hapur pas tërmetit të 26 nëntorit.

Kryeparlamentarja Nikolla ndër të tjera në fjalën e saj një moment të vështirë për kryebashkiaken e Kurbinit Majlinda Cara, e cila sipas saj kishte humbur shtëpinë nga tërmeti. Nikolla tha se Cara e ushqente foshnjen e saj në vendin e punës, moment ky që përloti edhe vetë Majlinda Carën.


Dikur këtu ishte një bllok banimi, e ndërtuar me tulla sindikate. Ju sot e shihni, u ringritëm më të fortë dhe më të bukur. Dua të kaloj në një moment tjetër me sifdat e shumta që është përballur që prej fillimit kryetarja juaj e bashkisë, Majlinda. Besimi i marrë nga ju, parasheh që përballimin e sfidave të tjera, unë mund të them ashtu sikurse ju që ajo ka bërë vetëm detyrën e saj në këto momente. Ka bërë detyrën por e ka bërë mirë. Edhe ajo sikurse shumë nga ju, humbi shtëpinë e saj por ndryshe nga nënat e tjera që humbën shtëpinë, iu desh që tja sillnin foshnjën aty ku punonte për ta uyshqyer me gji dhe pastaj të vijonte punën për ta përmbyllur në orët e vona të natës. Dhe kur u hodh shorti dhe e pyes në telefon kush e tërhoqi shortin për familjen tuaj, më tha jo. Unë do të jem e fundit dhe familja jonë do të jetë e fundit që do të strehohet ndaj do të pres projektin tjetër që vijon me investimin nga qeveria shqiptare” – tha kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

LAJM KRYESOR: Vizita zyrtare! Erdogan në Shqipëri në 554-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut (MASAT)(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erdogan ne tirane lindita nikolla majlinda cara erdogan ne tirane lindita nikolla majlinda cara

Sondazh

Poll