Politike

VD-Takimi i parë me Erdogan, Rama: Nuk e harroj kurrë! Nuk qeshte, isha i ndrojtur

17 Janar 2022, 11:18 Nga DOSJA
VD-Takimi i parë me Erdogan, Rama: Nuk e harroj kurrë! Nuk qeshte,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama kujtoi takimin e parë që ka pasur me presidentin turk Erdogan. Në organizimin që u bë në Laç, për shpërndarjen e banesave të familjeve që u prekën nga tërmeti, Rama tha se në takimin e parë me Erdogan ishte i ndrojtur. Ai shtoi se presidenti turk nuk qeshte kurrë ndaj kjo i krijoi ndrojtje. Mirëpo më pas Rama tregoi dhe atë që presidenti i tha se nuk e harron Shqipërinë dhe as Kosovën.


‘Kjo është një ditë e veçantë, unë do flas sa më shkurt. Sot të gjithë duan të dëgjojnë mikun e madh të Shqipërisë, kam nderin ta them mikun tim të çmuar Erdogan.Dua të tregoj një episod që nuk kam për ta harruar kurrë,nga takimi i parë me presidentin që asakohe ishte kryeminisër. unë isha i ndrojtur se e njihja nga larg, nga TV, nga tv nuk duket dhe aq i buzëqeshur. Me thënë të drejtën dhe kur u takuam dhe ishim ulur ballë për ballë më shikonte por nuk buzëqeshje dhe unë akoma nuk isha bërë kryeministër. Më thotë, dëgjo këtu, Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time. Shqiptarët janë në zemrën e popullit turk. Unë tha dëshiroj që ti të jesh vëllai im.Por do të them vëlla kur ti si kryeministër të meritosh respektin e popullit tënd. Pak a shumë të gjthë e dini vazhdimin. Unë jam shumë krenar që mund ta quaj veten mikun e Erdogan.’- tha Rama.

LAJMI KRYESOR:Erdogan në Shqipëri! Fjala në Kuvend e vizita në Laç në 554-vjetorin e Skënderbeut

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama erdogan ne shqiperi edi rama erdogan ne shqiperi

Sondazh

Poll