Politike

Rama pret Erdoganin në Tiranë, Taulant Balla kujton luftërat e Skënderbeut me turqit

17 Janar 2022, 10:57 Nga DOSJA
Rama pret Erdoganin në Tiranë, Taulant Balla kujton luftërat e

TIRANË – Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar një foto të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, me rastin e 554-vjetorit të vdekjes së tij.

Në ditën kur e gjithë vëmendja është përqendruar tek vizita e Presidentit turk, Recep Tayip Erdogan, Balla ka zgjedhur që të nderojë heroin tonë kombëtar. Ndërsa në përshkrimin përbri fotos së publikuar në Facebook, thotë se mënyra më e mirë për të vlerësuar Heroin tonë Kombëtar është t’u drejtohesh fjalëve që kanë thënë për të disa shkrimtarë dhe ushtarakë të shquar.

Balla vijon më tej duke cituar Volterin, i cili thoshte se sikur ta kishte mbrojtur Skënderbeu Konstantinopolin, turqit nuk do të kishin mundur ta merrnin në maj 1453.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Sot 554-vjetori i kalimit në amshim të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Mënyra më e mirë për të vlerësuar Heroin tonë Kombëtar është t’u drejtohesh fjalëve që kanë thënë për të disa shkrimtarë dhe ushtarakë të shquar. Volteri ka shkruar se sikur ta kishte mbrojtur Skënderbeu Konstantinopolin, turqit nuk do të kishin mundur ta merrnin në maj 1453. Gjenerali Xhejms Volfi, heroi i Kuebekut, ka thënë: “Ai (Skënderbeu) ua kalon gjithë oficerëve, të lashtë e të sotëm, për drejtimin e një ushtrie të vogël mbrojtëse”., shkruan Basha në postimin e tij.

Sot bëhen 554 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ai vdiq më 17 janar 1468 në Lezhë. Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405 në Mat.

LAJMI KRYESOR: Sot 554 vjet nga vdekja e Skënderbeut, Meta e Balla kujtojnë heroin tonë kombëtar

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike 554 vjetori i vdekjes se skenderbeut erdogan ne tirane taulant balla 554 vjetori i vdekjes se skenderbeut erdogan ne tirane taulant balla

Sondazh

Poll