Politike

554-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, Meta: Më i gjalli ndër nesh!

17 Janar 2022, 08:16 Nga DOSJA
554-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, Meta: Më i

TIRANË – Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar me anë të një postimi në Facebook sot në lidhje me 554-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Sipas Metës, Skënderbeu është krenaria, fuqia, trimëria, guximi, frymëzimi dhe lavdija e kombit shqiptar, ndërsa shtoi se ai do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh.

Sipas kreut të shtetit, vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përgjithmonë përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar

Postimi i plotë i Presidentit Meta:

Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh! Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përgjithmonë përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar.

LAJMI KRYESOR: Sot 554 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike 554 vjetori i vdekjes se skenderbeut presidenti ilir meta 554 vjetori i vdekjes se skenderbeut presidenti ilir meta

Sondazh

Poll