Politike

EMRI/Kaloi me sukses sitën e Vettingut, KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Beratit

17 Janar 2022, 09:36 Nga DOSJA
EMRI/Kaloi me sukses sitën e Vettingut, KPK konfirmon në detyrë

TIRANË – Konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Beratit, Rudina Palloj, Lajmin për konfirmimin e saj e dha me anë të një njoftimi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi rivlerësimi në të tri kriteret e gjeti atë pa probleme.

Gjyqtarja e Gjykatës së Beratit, Rudina Palloj pati një seancë të lehtë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Siç doli gjatë relatimit Pallojit nuk i ishte kaluar barrë prove në asnjë prej kritereve, por i ishin kërkuar shpjegime pas disa denoncimeve në kriterin e profesionalizmit. Procesi i saj i vetingut u krye nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Lulzim Hamitaj anëtar dhe Valbona Sanxhaktari relatore.

Rudina Palloj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe punoi fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Prej vitit 2014, ajo e ushtron funksionin si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Berat.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kpk rudina palloj vettingu kpk rudina palloj vettingu

Sondazh

Poll