Aktualitet

Shtyhet SËRISH gjyqi ndaj Saimir Tahirit, 2 prokurorë rezultuan me Covid-19

17 Janar 2022, 09:58 Nga DOSJA
Shtyhet SËRISH gjyqi ndaj Saimir Tahirit, 2 prokurorë rezultuan me

TIRANË– Gjyqi ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është shtyrë sërish. Shkak është bërë gjendja shëndetësore e dy prokurorëve të cilët kanë rezultuar me Covid-19. Vladimir Mara dhe Dritan Prenci janë dy prokurorët që janë infektuar me Covid-19. Nuk dihet nëse janë në gjendje të rënduar shëndetësore apo në gjendje të stabilizuar. 

Tahiri mbërriti ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit së bashku me avokatin e tij, Maks Haxhiaj për tu përballur me drejtësinë. Për shkak të shtyerjes, seanca e radhës ndaj Tahirit, është vendosur që të zhvillohet në datë 31 Janar në orën 11:00.

Gjykata e Posaçme riktheu për rishqyrtim dosjen e ish-ministrit Tahiri, pasi konstatoi parregullsi në proces. Në seancën e fundit gjyqësore ishte gjyqtari Florjan Kalaja, i cili u caktua si pjesë e trupës gjyqësore, ai i cili kërkoi kohë të njihet me aktet. Kalaja u vendos pas dorëheqjes së Daniela Shirkës, në prag të mbajtjes së seancës gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm. Për shkak të kërkesës së Kalajës, u shty dhe seanca gjyqësore.

Disa javë më parë, Gjykata e Lartë zbardhi vendimin për ish-ministrin duke regjistruar çështjen në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Por kjo gjykatë vendosi rikthimin e çështjes për shqyrtim tek një trupë tjetër në GJKKO, me pretendimin se procesi ka pasur shkelje proceduriale. SPAK e akuzoi për trafik droge, por gjykata ish-ministrin e Brendshëm e dënoi vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa me prishjen e vendimit nga Gjykata e Lartë, dosja rikthehet edhe njëherë në Apel. Tahiri u dënua me 5 vite burg, e cila iu konvertua në 3.4 vite shërbim prove.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet saimir tahiri saimir tahiri

Sondazh

Poll